Rama prezantoi buxhetin për Policinë e Shtetit, Salianji: Po e poshtëron për propagandë politike! Braimllari: Policia të shkëputet nga ndikimi i kryeministrit

Rama prezantoi buxhetin për Policinë e Shtetit, Salianji: Po e poshtëron për propagandë politike! Braimllari: Policia të shkëputet nga ndikimi i kryeministrit

Ervin Salianji

'Po poshtëron Policin e Shtetit', kështu e ka konsideruar deputeti i PD-së, Ervin Salinaji faktin që kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e buxhetit për Policinë e Shtetit, ku në fjalën e tij nuk i kurseu kritikat.

Sipas Salianjit, Policia e Shtetit duket si instrument për qëllimet e kryeministrit dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin. Ai akuzon se Policia e Shtetit u keqpërdor si sfond nga Rama edhe gjatë fushatës elektorale.

"Të poshtërosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propagandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur! Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin! Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për të bashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e përhapur kudo duke e kthyer territorin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!", shkruan Salianji.

Po ashtu ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i cili tha se Policia e Shtetit duhet të shkëputet nga ndikimi politik dhe personal i Edi Ramës.

"Policia e Shtetit duhet të shkëputet nga ndikimi politik dhe personal i Edi Ramës. Çfarë mundet të bëjë një efektiv i ndershëm i Policisë së Shtetit kur grupet kriminale në vend frymëzohen nga përfaqësues të Rilindjes dhe motivohen nga vetë Kryeministri. Vendi ka nevoje për një Polici Shteti në shërbim të komunitetit për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike. Kryeministri duhet të heqë dorë nga propaganda dhe përdorimi politik i Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit meriton mbështetje dhe motivim, por kjo qeveri nuk e bën dot këtë sepse është peng i pazareve kriminale", shkruan ai në Facebook.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi prezantoi sot buxhetin për Policinë, ku i kritikoi se në disa raste kanë 'mbyllur' sytë para ndërtimeve pa leje apo prerjen e pyjeve, duke kërkuar që kjo të marrë fund. Po ashtu Rama renditi edhe prioritetet e prioritete e mandatit të tretë qeverisës, duke përmendur luftën kundër krimit, sigurinë në qarkullimin rrugor dhe krimin mjedisor si dhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 09/11/2021 21:06

    Salianji babale akoma jashte ? Ky sikur eshte denuar me 1 vit burg per skandalin babale .Nashtrues ordiner qe ka kurajo dhe flet

    Përgjigju
  • Bardhi: 09/11/2021 14:54

    Jan Dakota me kete Bahimcarin qe policia te distacohet nga Rama dhe te bashkohet Like floririt!

    Përgjigju
  • F-35: 09/11/2021 13:01

    Paska folur ky Babalja per te treguar se medemek opozita eshte ne krye te detyres! Shikoni hallin ne shtepine tuaj o tuaf, se nuk i dihet cfare do ju sjelle dhjetori!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani