Buxheti për policinë/ Rama: Zero tolerancë për krimet mjedisore, ju jeni përgjegjës kur s'reagoni! Kamera inteligjente, heqim nga rruga patrullat! Nano: Buxheti, rritje me 81%

I prerë u tregua kryeministri Edi Rama me Policinë e Shtetit, duke i kërkuar që të tregojnë zero tolerancë për krimet mjedisore. Nga Parku Olimpik në Tiranë, ku prezantoi buxhetin 2022 për Ministrinë e Brendshme, sëbashku me ministrin Bledi Çuçi, Rama u shpreh se janë pikërisht efektivët e policisë përgjegjës në momentin që tolerojnë ndërtimet pa leje, prerjen e pyjeve, apo edhe pikat e shitjes në autostrada, duke kërkuar që kjo të marrë fund. Për këtë, Rama tha se do hiqen patrullat dhe territori do të monitorohet nga kamera inteligjente.

Ngritja e qendrës së re kundër krimit kibernetik si dhe shtimi i programeve të tilla edhe në Akademinë e Shkencave që vendi të ecë para në këtë fushë, ishte premtimi i radhës i Ramës. 

Kryeministri u krenua me nivelin e meritokracisë që sipas tij  është një arritje shumë e madhe në vitet e fundit për policinë në vend. Ai tha se asnjë deputet apo ministër nuk mundet më të futet mik për të futur një të afërm në Policinë e Shtetit. 

Për drejtorin e Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano për herë të parë ka një rritje me 81% të buxhetit krahasuar me 1 vit më parë, teksa theksoi se kjo do të përkthehet në rritje pagash, modernizim dhe investime në infrastrukturë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
Rama: Ulim moshën e policisë, më të vjetrit spostohen tek Illyrian Guard

Kryeministri Edi Rama tha se do të ulin edhe më moshën e policisë dhe se ato që kanë një moshë të caktuar do të spostohen me të njëjtin status në Illyrian Guard, një institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme.

“Është ulur mosha  e policisë së shtetit, por duhet ulur edhe më shumë. Duhet rishikuar raporti mes policisë së shtetit dhe Illyrian Guard duke vendosur në dispozicion të tyre bashkëpunim që në një moshë të caktuar efektivët pa e humbur statusin të spostohen për të bërë një punë më të lehtë në Illyrian Guard në varësi të Ministrisë së Brendshme”, tha Rama.

Ora 12:20
Rama: Do ngrihet qendra e re kundër krimit kibernetik

Kryeministri Edi Rama tha se do të ngrihet qendra e re kundër krimit kibernetik si dhe do të shtohen programe të tilla edhe në Akademinë e Shkencave që vendi të ecë para në këtë fushë.

“Domosdoshmëria për rritjen e cilësisë në Akademinë e Sigurisë, ka ende shumë punë për të bërë. Policia e Shtetit ka të gjithë flotën në funksion të plotë dhe të modernizuar dhe vit pas viti mund të shtojë lehtësisht mjete të tjera. Që Akademinë e Sigurisë ta bëjmë më atraktive do të fusim edhe programin kundër krimit financiar dhe kibernetik. Një tjetër investim i rëndësishëm që do të përdoret nga disa entitete dhe policia dhe ministria  e brendshme do të jetë një nga identitet kryesore që do e përdorin është qendra e re që do përdoren nga kundër krimit kibernetik”, tha Rama.

Ora 12:19
Rama: Asnjë deputet apo ministër socialist nuk fut dot më një njeri në polici! Meritokracia, arritje shumë e madhe

 

Në fund të fjalës së tij në aktivitetin e zhvilluar për prezantimin e buxhetit 2022 për Policinë e Shtetit, Kryeministri Rama tha se meritokracia është një arritje shumë e madhe në vitet e fundit për policinë në vend.

"Rekrutimi në policinë e shtetit tashmë kalon vetëm përmes rrugës së meritës. Tani është qe qartë se partia në pushtet, ministrat e saj, deputetët e saj nuk kanë më asnjë fuqi që të fusin një njeri në polici thjesht për hatër. Është rritur cilësia e punës së SHBÇBA, që me ligjin e ri bëhet edhe më e rëndësishme. Puna e bërë dhe rezultatet e arritura dhe mesazhi i dhënë nga ky shërbim se këtu nuk ka të paprekshëm dhe se këtu gjithkush që shkel uniformën përballet me ligjin, na e bëjnë të ardhmen e afërt shumë inkurajuese. Nga ana tjetër kemi aspektin e rëndësishëm të vlerësimit të vazhdueshëm të meritës edhe brenda për brenda.

 

Ora 12:10
Rama: E patolerueshme që policia të vijojë të mbylli sytë para ndërtimeve pa leje apo prerjes së pyjeve! Kjo duhet të marrë fund

Edi Rama ka pasur kritika për policët që vijojnë të mbyllin ende sytë para shkeljeve që bëhen qoftë me ndërtimet pa leje, prerjen e pyjeve, apo edhe pikat e shitjes në autostrada. Rama tha se kjo kohë duhet të marrë fund.

“E patolerushme që policia të lejojë që para syve të tyre të ngrihen gangrena  pa leje ndërtimi dhe këtë nuk e sheh polica, por një qytetar. Me çfarë merret policia rrugore në Shqipërisë, me çfarë merret nëse atë që ka si korridor pune ja cenojnë në mënyrë të paligjshme. E patolerueshme që të vazhdojnë pikat e shitjeve të traktorëve dhe pikat e tullave në autostradë. Duke qenë se tradita ka qenë se policia nuk mërej me të këtë punë është e vështirë që të bëhet kjo në kulturë, por janë disa vite tashmë dhe është kohë për t’i dhënë fund kësaj. Është koha për ti dhënë fund mbylljes së syve kur kalojnë kamionë me dru të prerë në mënyrë të paligjshme, në një kohë që Shqipëria është në moratorium për prerjen  e pyjeve”, tha Rama

Ora 12:04
Rama: Policia e Shtetit përgjegjëse për krimet mjedisore, e pafalshme të bëjnë sikur s'ndodh asgjë

 

Policia e Shtetit është përgjegjëse për krimet mjedisore dhe nuk mund të tolerohet më asnjë neglizhencë. Mesazhin e qartë Kryeministri Rama e kishte për policët gjatë prezantimit të buxhetit 2022.

"Sot jemi në fazën kur me një financim të siguruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është mundësuar qendra e kontrollit të rrugëve të Shqipërisë dhe po punohet për sistemin e kamerave inteligjente që do të heqë patrullat nga vendi.  Projekti tjetër do të jetë ai i satelitëve. Ne do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërore të dhëna në kohë reale çdo ditë. Policia e Shtetit do të ketë ccdo ditë të dhëna për ndërtimet pa leje, vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave, pra krimet mjedisore. Dhe policia e shtetit është përgjegjëse t'i identifikojë jo vetëm vendndodhjet e këtyre skenave të krimit por edhe të marrë masa. Është e patolerueshme që në pyllin e sodës të mbyllet një sipërfaqe me 3000 metra katrorë zhavorr dhe policia as të mos shikojë, as të mos dëgjojë asgjë, është e patolerushme të hidhet zhavor për të krijuar platformë pa leje në plazhe dhe askush të mos bëjë asgjë. Goditja e ligjit për ata që i bëjnë këto krime është rënduar. Nuk ka më gjobë, por arrest dhe shkon përpara drejtësisë", tha Rama.

Ora 11:57
Rama rendit prioritet e këtij mandati: Lufta kundër krimit, siguria rrugore, krimet mjedisore dhe standardet e shërbimit ndaj qytetarëve

 

Lufta kundër krimit do të jetë 'prioritet' mbi prioritete në këtë mandat të tretë qeverisës të PS-së. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi që vëmendje e shtuar në këtë aspekt t'i kushtohet edhe krimit financiar e ekonomik. Si prioritet të dytë Rama renditi sigurinë në qarkullimin rrugor dhe krimin mjedisor, për të cilin tha se nuk do të ketë tolerancë. Po ashtu kryeministri përmendi edhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve si prioritetin tjetër të qeverisë.

"Prioritete e këtij mandati janë piketat e vendosura në çdo hap që ne hedhim. Lufta kundër krimit është prioriteti i prioriteteve, përfshirë të gjitha aspekte e saj dhe është një front ku është bërë progres i dukshëm, por ku ka ende shumë për të bërë dhe ku posaçërisht ndjehet ende mungesa e të njëjtit efikasitet, siç psh. ka pasur operacioni forca e ligjit apo në tërësi kjo pjesë e organizimit policor te lufta kundër krimit financiar, ekonomik. Aty është e domosdoshme të vendosen më shumë forca, të përqendrohet më shumë vëmendja dhe të krijohen kushtet për të arritur të njëjtat rezultate si me gjithë pjesën tjetër. Prioriteti i dytë është ngritja në një nivel sigurie më të larët e gjithë e qarkullimit rrugor dhe paralelisht me këtë vendosja e një kontrolli absolut mbi territorin e Shqipërisë, jo vetëm mbi aspektin e veprimtarisë kriminale, apo shkeljes së ligjit, por veprimtarinë kriminale dhe shkeljen e ligjit që kanë të bëjnë me vetë Shqipërinë, territorin, me trupin e mrekullueshëm të këtij vendi që dora e robit e ka kthyer rëndom në një ferr për banorët e vet. E patolerueshme të ndodhin para syve të policisë, krime në mjedis. E patolerueshme që efikasiteti më i lartë në krimet në mjedis të jetë në format e gjobave për njerëzit në fshatrat e thellë që ngrenë një avlli dhe jo ndaj atyre që hedhin beton në plazh. Prioriteti tjetër është rritja e mëtejshëm e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve", tha Rama.

Ora 11:52
Dhuna ndaj gazetares, Rama: Zero tolerancë për këdo që dëmton imazhin e Policisë së Shtetit dhe hedh hije mbi rezultate e punës së tyre

Kryeministri Edi Rama ka dënuar rastin e dhunës ndaj gazetares, e cila u shty dhe rrëzua në tokë bashkë me operatorin nga një efektiv policie. Rama tha se në raste të tilla do të ketë zero tolerancë dhe do të përjashtohet nga radhët e policisë, pasi nuk do të lejohet që të hidhet hije mbi punën e policisë së shtetit.

“Polici që keqtrajtoi në mes të rrugës një gazetare hedhin hije mbi punë  dhe sakrificat dhe mbi gjithë këto rezultate. Patjetër që çdo njëri prej jush që çdo mëngjes del nga shtëpia për të shkuar në një front të vështirë, nuk e  meriton që në punën e tij dhe në imazhin e uniformës së ai/ajo veshin të ketë të tilla skërkala balte që vijnë nga shkelja e patolerueshme e vijës së sjelljes së policisë së shtetit, prandaj është e arsyeshme të vepron pa asnjë tolerancë ndaj këtyre individëve duke i larguar menjëherë nga policia e shtetit, por është e rëndësishme të theksohet domosdoshmëria që të mbanë parasysh se trupa e policisë së shtetit, figura e tyre është mishërimi i ligjit , nuk kërcënon, nuk shan por ligji vepron”, tha Rama

Efektiv që shty dhe rrëzoi gazetaren Anila hoxha dhe operatorin që e shoqëronte është shkarkuar nga detyra. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku gazetarët kishin vajtur për të raportuar në Qafë Mollë ku u gjet i vrarë dhe i groposur biznesmeni Ruzhdi Hoxha. Gazetarët nuk u lejuan nga policia të filmon dhe t’i afroheshin vendit të ngjarjes, ndërsa një nga efektivët e policisë është nervozuar dhe ka shtyrë me forcë një operator. Ky i fundit ka rrëshqitur dhe më pas ka rrëzuar në tokë edhe gazetaren Anila Hoxha, të cilët përfunduar në një rrëpirë buzë rrugës.

Ora 11:45
 Ministri i Brendshëm: Investojmë në teknologji, monitorim në çdo cep të territorit të vendit për luftimin e paligjshmërisë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se në buxhetin e 2022 do të investohet edhe më shumë në teknologji në mënyrë që të policia e shtetit të ketë kontroll të plotë në monitorimin e të gjithë territorit të vendit.

“Në 4 vite e ardhshme do të ngremë më lartë luftën kundër krimit në një tjetër nivel dhe do të adaptojmë inovacionin dhe teknologjinë duke qenë shumë më para se ato që thyejnë ligjin.  Të sofistikojmë mënyrën për të luftuar krimin dhe për të kontrolluar territorin në çdo shkelje që bëhet nga mjedisi deri te krimi, çdo shkelje. Duke investuar edhe në teknologji dhe në modernizimin e kontrollit të territorit do të jetë më lehtë dhe efikase për zbulimin e paligjshmërisë. Kemi rritur me 70 % investimet në teknologji.  Si asnjëherë më parë ne do nisim vitin e ardhshëm një fazë të re me investimet në teknologji dhe pajisje dixhitale në Policinë e Shtetit. Janë gati 5 herë më tepër investime se në vitin 2021. Kjo nuk është aspak e rastësishme, por dëshmon vizionin tonë për të rritur cilësisht efektivitetin e punës së Policisë së Shtetit. Investimet në teknologji sigurisht që bëhen për të përmirësuar teknikat dhe sofistikuar mënyrat për të luftuar krimin, për të kontrolluar territorin, për të rritur sigurinë rrugore etj. Ne e dimë që modernizimi dhe teknologjia janë mjeti transformues që kanë vendet si Shqipëria për të bërë kapërcime epokale, në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve. Mbetemi të bindur se lufta nëpërmjet teknologjisë do të ngrihet në një tjetër dimension. Do të investojmë për rinovimin e sistemit të transmetimit (DATACOM), për të rritur cilësine e transmetimit të të dhënave ndërmjet të gjitha strukturave policore. Blerja e pajisjeve për sistemin Data Center, e cila është qendra e menaxhimit të të dhënave që prodhon Policia e Shtetit. Zgjerimi i sistemit të numrit të unifikuar të emergjencave, 112, do të mbulojë të gjithë territorin e vendit duke shtrirë në këtë mënyrë aksesin e qytetarëve në kohë reale për shërbimet e emergjencave. Kamerat e trupit, makinat inteligjente, radarët dhe tabletat digjitale, do të jenë vlerë e shtuar, syri dhe veshi i përforcuar i punonjësve të Policisë, për t’i bërë rrugët tona më të sigurta.  Me këtë arsenal pajisjesh të teknologjisë së fundit, do të minimizohet çdo mundësi abuzimi me detyrën nga punonjësit e policisë, si dhe do të dekurajohet logjika e mbrapshtë e ryshfetit”, tha Çuçi.

Ora 11:25
Gledis Nano: Buxheti për policinë rritje me 81% , si asnjëherë më parë! Investime në infrastrukturë dhe modernizim! Rritje pagash

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano në prezantimin e projektbuxhetit 2022 për Policinë e Shtetit tha se për herë të parë ka një rritje me 81% krahasuar me 1 vit më parë. Ai tha se do të ketë rritje pagash, modernizim dhe investime në infrastrukturë.

"Prej më shumë se 4 vite është aplikuar marrja me qira e mjeteve të transportit rrugor që konsiderohet si modeli më efektiv,. nisur nga avantazhet financiare dhe operative.  Fondet për investime me financim të brendshëm për herë të parë me rritje me 81%, 550 mln lekë më shumë krahasuar me vitin aktual. Do të financohen objekte dhe blerje pajisje speciale për policinë kriminale, teknologjinë e informacion dhe policinë shkencore. Vetëm për rinovimin e sistemit të transmetimit datacom do të bëhet e mundur ndërlidhja e 85% të strukturave. Do të vijojë rinovimi i armatimit", tha Nano.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/11/2021 03:33

    Ja dhe Rama,fut hundet ne konfliktin polic/gazetar,akoma pa perfunduar hetimet,akoma pa dhene fjalen e fundit drejtesia,kryeministri behet gjykates dhe e ben fakt te kryer perjashtimin!!!

    Përgjigju
  • Lenci: 09/11/2021 20:56

    Sfondi me kujton Squid Game! Ooooo

    Përgjigju
  • Sara: 09/11/2021 18:03

    Vetem llafe,8 vite llafe dhe kaos.Mjer ky popull pa pune,siguri e pa te ardhme.Kto flasin nga podiumi sikur Shqiperia te ishte nje parajse.Edhe vet e din se cfar thon jan perralla me mbret.

    Përgjigju
  • Mrryli: 09/11/2021 16:16

    Parole,parole,parole

    Përgjigju
  • Arbi: 09/11/2021 14:51

    Po shume mire qe te bohen investime ne teknologjine per survejimin e territorit se jemi akoma ne vendnumero, por problemi nuk qendron ketu. Teknologjia vlen goxha, por eshte nder problemet e fundit qe ka Policia. Ne radhe te pare duhen ndrruar uniformat sepse disa idjote kane kopjuar uniformat ruse, por me materiale kineze te dores se fundit. Ne radhe te dyte jane pagat qe jane mizerabel, dhe ne te njejten kohe te behen ca ndryshime ne sistemin e pagave, sepse kemi drejtues te larte qe dredhin zinxhirin gjithe diten neper zyra dhe qe mbajne poste pa lidhje dhe marrin 3 fishin e atij 420 mije lekshit qe merr pjesa derrmuese e efektiveve. E treta duhen kategorizuar disa sektore, sepse smund te merret me fadromat apo traktoret inspektori krimeve apo i plotfuqishmi zones. Te profilizohen sektoret ne baze te modelit italian qe eshte me efiçenti ne europe, dhe ne tnjejten kohe tmarrim dhe modelin e tyre te uniformave. E katerta kemi mjetet e patrullave qe skane asnji ekuipazhim logjistik, skane antiplumb, skane elektrike dore, skane doreza, skane sinjalistike te levizshme. Pra perpara se te kerkohet llogari dhe te jepen urdhera si me qene ne korene e veriut, duhet te plotesohen disa kerkesa minimale per ato qe jane ne sherbim te komunitetit, sepse sado qe dikush do dali te polemizoje se mbushin xhepat dhe sbejne asgje, heret e vone kto polemizues per cdo problem telefonojne tek 112. Pra me shume dinjitet per efektivet, me shume trajnime dhe paga me te denja per punen qe zhvillojne

    Përgjigju
  • Dr. Bilo Pilafi: 09/11/2021 14:41

    Per akademine e ke llafin??? Mjafton te shikosh se kush e drejton.

    Përgjigju
  • Ernest: 09/11/2021 14:08

    Nese drejtori i policise deklaron se do te ngrene me lart punen kunder krimit,kjo do te thote se sot, krimi eshte ne nje nivel qe policia e sheh me dylbi. Deri sa te vendosen satelitet, sic premton dhe Kryeministri. Rama deklaron se meritokracia eshte e vetmja rruge per te hyre ne polici. Gje qe nuk qendron, patur parasysh se si u spastrua policia ne 2013 me te spastruarit me heret nga Berisha. Per me teper, si shperblim per "meritokracine" Rama, permes Tahirit, u la dore te lire ne kanabizimin e vendit qe sot, dhe neser, do ta kontrolloje me mire me satelite. OSBE per vite sugjeroi qe ne luften kunder kanabisit qeveria te perdorte satelite, me qira. Porse qeveria jone nuk qe e interesuar ne keto 8 vite. E fundit, me e goditura, ngerdheshja e Kryeministrit ndaj punonjesve te policise se jane pergjegjes per krimet mjedisore, nese ndodhin. Keto njerez, zyrtare, duket qartazi qe kane nje marrdhenie shume negative me ligjin, njohjen dhe zbatimin e tij. Nje kryeminister mund ta kerkoje kete pergjegjesi ne organet e vartesise te qeverise, ministria perkatese me organet e saj. Ose prefekti, ne raport me bashkite. Policia, mor zoteri, funksionon e pavarur, vetem ne baze dhe pwr zbatim te ligjit. Ju, ne cilesine e Kryeministrit, nuk keni asnje kompetence ne ate drejtim, as mund te intimidoni dhe as shantazhoni, ligjerisht. Ju keni vetem nje prerogative ne raport me drejtorin e policise. Kaq. Se fundmi, problemi nr.1 sot, me abuzivizmin e maxhorancave te tilla dhe parrive autokrate eshte pikerisht muñgesa serioze e njohjes, kuptimit, respektimit dhe zbatimit te ligjit. Neperkembja dhe shkelja sistematike.

    Përgjigju
    • @Ernest: 09/11/2021 14:18

      E ke qare. Perfekt

  • E.Sh: 09/11/2021 14:03

    ‘Bravo’ Bled Çiçi mfal Çuçi. Arritje të mdhoja ke bo në ministrrin e mrenshme, Targat ja ndrrove BMW i bone me inicialet tua.

    Përgjigju
  • Polici: 09/11/2021 13:31

    Sa dite afat ju dhe kesaj rradhe?

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/11/2021 12:35

    Trego për qfar arsye vrapon poshtë e lart dhe nuk na tregon se vendet më të mira bregdetare janë duke marrë serbet dhe ruset, e sidomos në Durrës, Dhermi e gjer në Ksamil,. A për këtë arsye vrapove dhe ua morre tokat shqipëtarve duke ua rrënuar pronat e tyre! A nuk është tradhti dhe mjerim kjo gjë, kush je ti...???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë