Salianji dënohet me 1 vit burg/ Avokati: Ekzekutimi i vendimit të Apelit bëhet që sot! Këshilli i Mandateve nuk mblidhet pasi kemi vendim të formës së prerë

Avokati Arbër Hoxha foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit që çon në burg për një 1 vit deputetin e PD-së Ervin Salianji, për kallëzim të rremë lidhur me dosje ‘Babale’. Hoxha thekson për Nertil Agalliun se ekzekutimi i vendimit bëhet që sot dhe Salianji shkon pas hekurave.

'Më pas prokurori i çështjes pranë Apelit nxjerr urdhrin e ekzekutimi. Brenda ditës bëhet ekzekutimi i vendimi penal. Ekzekutimi i vendimi. Nuk bëhet fjalë për arrestimin. Më pas nëse nuk gjendet në banesë, njoftohet DVP Tiranë. Si procedurë fillon që sot.'

Salianji nga ana tjetër ka të drejtën ti drejtohet shkallës së parë ose të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

'Zoti Salianji ka të drejtën që nga nesër ti drejtohet shkallës së parë me kërkesë pezullimin e ekzekutimit. Ose bën rekurs në Gjykatës së Lartë. Ka mundësi ligjore, ia lejon kodi i procedurës penale. Më e shpejtë është ti drejtohet shkallës së parë.'

Sa për krahasimin me Tahirin që u vu në pranga që në sallën e gjyqit, Hoxha thotë se është zgjedhje e prokurorit të çështjes në Apel.

'Është zgjedhje e prokurorit, nuk ka shkelje qoftë në rastin e Tahirit apo Salianjit. Prokurori i Apelit mund të urdhëronte forcat e policisë që Salianji të mbahej në sallë, ka zgjedhur një formë tjetër. Nuk ka shkelje.'

Ndërkohë meqë është deputet, avokati thotë se Këshilli i Mandateve nuk mblidhet pasi kemi të bëjmë me një vendim të formës së prerë.

'Bëhet fjalë për një vendim penale të formës së prerë. Neni 74 bën fjalë për masën e sigurimit. Nuk merret autorizimi i Kuvendit. Është vendim penale i formës së prerë. Nëse kishte masë sigurie duhej autorizim i Kuvendit.  Ka një handikap ligjor mes rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Procedurës penale. Nëse interpretohet në mënyrë të zgjeruar ka nevojë për autorizim të Kuvendit. Nëse i qëndrojmë strikt, ekzekutimi bëhet që sot.'

Më tej Salianjit do ti ndërpritet mandatit dhe nuk do lejohet të kandidojë për 5 vite.

'Sipas ligjit dekriminalizimit, partizan i të cili ka qenë dhe Salianji, do ti ndërpritet mandati nga KQZ dhe do ti hiqet e drejta për të kandiduar për 5 vite kalenderike.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit