Salianji ka shpjeguar se PS ka parashtruar problematikën në KZAZ 16 dhe pavlefshmërinë e 6 kutive, ku 4 janë në Laç dhe 2 në Mamurras. "Kishim parashtrime dhe prova. Tani jemi në proces për shqyrtimin. Pamë listat e zgjedhësve dhe protokollet. Konstatojmë se në qendrën e votimit 907, 160 emigrantët fiktivë pothuajse të gjithë kishin votuar".
Ai ka shtuar se "pavlefshmërinë tani e kemi të provuar dhe i mbetet Kolegjit Zgjedhor për të shpallur pavlefshmërinë". "Është Kolegji Zgjedhor duhet ta shpallë të pavlefshëm këtë votim, pasi KQZ nuk ka kuorumin e nevojshëm për ta shpallur këtë pavlefshmëri, pasi duhen 5 vota, që të shpallet e pavlefshme kjo qendër votimi, por KQZ ka 4. Opinioni duhet ta ketë të qartë se çfarë ka ndodhur në ato qendra", theksoi Eridian Salianji.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)