I ndodhur sot në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ku ndodhet për të përkrahur protestuesit kuksianë që kanë kërkuar lirimin në apel për ngjarjet e dhunshme në Kalimash, deputeti Ervin Salianji në një prononcim për mediat, ironizoi deklaratat e djeshme të Saimir Tahirit, i cili ishte shprehur se nuk ka bir k*rve që ta pengonte që të bëjë drejtësi, i pyetur a po mbrohej nga Edi Rama.

“Këtu janë 11 bijë nënash të cilët janë në burg padrejtësisht, ndërsa ca bijë të tjerë janë parash që kanë bërë bëjnë si bij të ndershëm në kuvend”.

Gazetarja: Cilët janë këta bijë në Kuvend?

Salianji: Ata që flasin si bijë k. Sajmir Tahiri, Edi Rama, se punë k është bërë kjo punë. Ndërsa këta janë në hall të vetë, 13 mijë lekë për të hyrë në shtëpi. Ne do të jemi përherë në ndihmë të qytetarëve.