Nga Shkodra ku zhvilloi foltoren e radhës me demokratët, Ervin Salianji iu përgjigj sulmeve që ka marrë në mënyrë të vazhdueshme nga lidershipi i PD se mbështetet nga Suel Cela. Salianji tha se rrogtarët e PD nuk duan ti shohin sallat plot dhe po ushtrojnë presion. Sipas Salinajit, disa njerëz në PD sillen si lepurusha e ndërkohë përballë demokratëve sillen si tigra.
“Rrogëtarët e PD s’duan t’i shohin sallat plot ,që mbushen jo vetëm prej meje, por prej pakënaqësisë që meritën që i takon dhe rregullat e lojës merren dhe hidhen në kosh të plehrave. Mendojnë se na bëjnë presion duke u thënë një mijë çudira, presionin nuk e njoh, as njerëz më të rëndësishëm se këta, s’më ka bërë presion as Rama duke u përballur në burg ku vendosi regjimi dhe shumë njerëz që përballë regjimit sillen si lepurusha dhe përballë demokratëve si tigra”, tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Foltorja në Shkodër, Salianji i përgjigjet Berishës: Benet Beci ka qenë drejtori yt, përballë regjimit silleni si lepurusha, me demokratët si tigra












