Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat, u pyet nëse ish deputeti Ervin Salianji, do të lejohet që të kandidojë përballë tij për kreun e ri të partisë në zgjedhjet që mbahen në maj.

Ai theksoi se ish deputeti është vetëpërjashtuar nga partia pasi ai zgjodhi që të “birësohej” politikisht, teksa shtoi “iku e mori fund.”

Berisha: I vetëpërjashtuari është i vetëpërjashtuar, nuk ndryshon asgjë. Tani, pse e birëson ky apo ai politikisht këtë apo atë, kjo nuk është puna ime. Birësimet kanë ndodhur dhe ndodhin në të gjitha kohërat. I gëzofshin ata që i birësojnë. Kaq është puna. E birësuan. Iku, mori fund.

A është shenjë frike kjo nga ana juaj për të pasur Ervin Salianjin përballë?

Berisha: Kam shumë kënaqësi të kem rivalë dhe në të gjitha kohërat unë kam pasur rivalë. Por kur tjetri birësohet, bën zgjedhjen e tij. Politikisht e kam fjalën. E ka bërë, nuk kam ç’i bëj unë.


Lajmi kryesor:

‘Shuplaka’ nga ambasada gjermane, Berisha mohon aktet e dhunës dhe tërhiqet: Ne jemi për kryengritje paqësore (VIDEO)