Salianji: KQZ, vepër të pastër
penale me zgjedhjet, do hetohet

Salianji: KQZ, vepër të pastër<br />penale me zgjedhjet, do hetohet
TIRANË - Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji ka qenë sot i ftuar në studion e "A1 Report", ku ka diskutuar mbi situatën e krijuar sot në KQZ, ku nga anëtarë të KQZ-së u votua rinumërimi i votave në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës. Sipas tij, "KQZ është kriminele e zgjedhjeve, do mbajë përgjegjësi penale për abuzim me detyrën dhe ajo nuk ka kuorumin e duhur ligjor për të marrë vendime të tilla". Salianji ka theksuar se procesi është i paligjshëm, pasi Kodi Zgjedhor lejon numërimin e vetëm disa votave të caktuara. Ai ka siguruar qytetarët se "nuk do ketë ndryshime mandatesh as në Shkodër dhe as në Lezhë".

KODI ZGJEDHOR JEP TË DREJTË TË HETOJË, POR VETËM VOTA TË CAKTUARA
"Argumentuan në bazë të nenit 124 të Kodit Zgjedhor, se po e bëjmë këtë në bazë të këtij. Neni 124 të jep të drejtën e komisionit për t’u shqyrtuar. Ka të drejtë të hetojë, por se çfarë parashikon të verifikojë e thotë neni 38, ku shkruhet se KQZ para se të japë vendimin mund të kryejë hetim të votave të caktuara. Për ato vota që janë të identifikuara, kontestuara dhe këto dy veprime janë të shënuara në proces-verbalin e numërimit. Dhe vetëm për këto vota ka të drejtë KQZ të hetojë", shpjegoi Salianji.

PROCESI I PALIGJSHËM, MUNGON KUORUMI, KQZ - KRIMINELE E ZGJEDHJEVE
Më tej ai ka argumentuar se "siç ata e kanë nisur, ky proces dhe vendimmarrje është e paligjshme, pasi mungesa e një kuorumi prej 5 anëtarësh siç e kërkon ligji, por vetëm me 4 anëtarë e bën këtë veprim të paligjshëm", shtoi Salianji. "Këta persona që i quajta të çmendur; erdhën në një moment të caktuar dhe ngritën një pretendim jo nga palët. Ligji thotë që s’mund të bësh mbledhje kur s'ke kuorum. Janë jo të çmendur, por kriminelë të zgjedhjeve. Këta thonë që kemi të drejtë, duke vepruar hapur në kundërshtim me ligjin". Pasi shtoi edhe provën e abuzimit me emigrantët, Salianji theksoi se në 3 kuti pati probleme në 7 të tjera jo. "Nuk duhet që për shkak të atyre të shkosh në të tilla veprime, që sjellin pasoja shumë të rënda. Vrasësit e vërtetë të procesit janë 4 anëtarët e KQZ, që i sjellin procesit vonesë. Nëse KQZ nuk ka futur duart në kuti si në vitin 2011, vetëm nëse mund të ketë ndonjë ndërhyrje aty, se ne s’kemi asnjë lloj dyshimi për rezultatin".

KQZ DO MBAJË PËRGJEGJËSI PENALE, SHPËRDORIM DHE ABUZIM ME DETYRËN
"Po shohim se ky shqyrtim ligjor u shkatërrua dhe ka përgjegjësi penale. Ne i kemi qenë dhe i kemi mbetur kësaj, që të hetohet, por këtë herë hetimi do fillojë nga koka, nga KQZ; është konsumim i pastër i veprës penale, shpërdorim detyre, abuzim i pastër me detyrën.

VONIMI I CERTIFIKIMIT, PASIGURI NË VEND
Sipas Salianjit, të pengosh rezultatin do të thotë pasiguri në vend, të pengosh shpërndarjen e mandateve. "Por kur flet opozita as shohin, as dëgjojnë. Shpresoj që marrëzia e tyre të marrë fund shumë shpejt. Certifikimi do vonohet, ky proces e vonon, por shpresoj që javën tjeter të vazhdojë certifikimi i qarqeve pa probleme".  "Ne sot nuk u lamë të thonim as interpretimet tona. KQZ si segmenti i fundit i shtetit të larguar do të kryente veprimin e fundit", theksoi avokati Salianji. AI ka shpjeguar se PS është dakord për transparencën, por bazuar në një proces të ligjshëm dhe duke mos sjellë pasoja në proces".

NUK KA NDRYSHIM MANDATI AS NË SHKODËR, AS NË LEZHË
"Nuk ndryshon asgjë, asnjë mandat si në Lezhë, si në Shkodër. Kjo bëhet për të bërë pis procesin. Janë 9000 vota të majta më shumë se e djathta në Shkodër, as në Lezhë nuk ka ndryshim mandati. Dua të qetësoj gjithë njerëzit". Dhe duke njohur dokumentacionin ligjor, për shkak se kemi marrë një kërkesë për Lezhën jemi njohur me gjithë dokumentacionin. Dhe kemi konstatuar se në asnjë tabelë, në atë qark procesi i numërimit nuk ka pasur problem".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat