Salianji merr në mbrojtje Bashën
dhe sulmon kritikët: Të mjerë!

Salianji merr në mbrojtje Bashën<br />dhe sulmon kritikët: Të mjerë!
Anëtari i Kryesisë së PD dhe njëherazi sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, ka dalë në mbrojtje të Lulzim Bashës. 

Salianji u zgjodh deputet në Qarkun e Korçës, ku renditej i dyti në listën e PD-së dhe nga shtatori ai do të zerë vend në ulëset e Kuvendit. 

Përmes një statusi në Facebook, ai iu është përgjigjur kritikëve të Bashës.

"Biografia e familjes, argument monist, mjerim politik dhe shkretim i mendimit!", shkruan Salianji, duke iu referuar sulmeve të kritikëve në adresë të Bashës, të cilët e kanë etiketuar atë duke i përmendur emrat e familjarëve si të përfshirë në linjën drejtuese dhe vendimmarrëse të PD-së.  

"Ndersa duhet te kishte argument per menyren e organizimit apo vendimmarrjen strukturore, ndertohen konspiracione dhe akoma me keq i behet biografia e familjes si ne monizem, ky eshte mjerim politik, mungese argumenti dhe shkretim i mendimit perveçse deshperim i papermbajtur personal!", shton ai. 

salianji

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:
Biografia e familjes, argument monist, mjerim politik dhe shkretim i mendimit!

Lulzim Basha ka pergjegjesi per zgjedhjet dhe e ka marre pergjegjesine per zgjedhjet. Cdo deputet, Ish-deputet, drejtues partie, ish-drejtues te larte te administrates ka pergjegjesi per zgjedhjet! Se sa dhe se si do ta vleresojne me vote anetaret e PD-se dhe po ashtu analiza e plote ne cdo seksion te Partise Demokratike.

Ndersa duhet te kishte argument per menyren e organizimit apo vendimmarrjen strukturore, ndertohen konspiracione dhe akoma me keq i behet biografia e familjes si ne monizem, ky eshte mjerim politik, mungese argumenti dhe shkretim i mendimit perveçse deshperim i papermbajtur personal!


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre