Salianji: Në Himarë godinë me
parulla pro E.Hoxhës, e paligjshme

Salianji: Në Himarë godinë me<br />parulla pro E.Hoxhës, e paligjshme
HIMARE- Në ditën Europiane të përkujtimit të viktimave të komunizmit dhe nazizmit, Partia Demokratike denoncon se në Himarë po ndërtohet një vepër në përkujtim të Enver Hoxhës. Koordinatori i Partisë Demokratike për denoncimet, Ervin Salianji, nga fshati Kudhës i Himarës, tha se është lejuar ndërtimi i paligjshëm i një godine, mbi të cilën janë shkruar parulla pro diktatorit, gjë që bie ndesh me aspiratat e shoqërisë Shqiptare për të shkuar drejt Evropës.
 
“Qytetarët dhe Partia Demokratike do të reagojnë dhe do të jenë në çdo cep të Shqipërisë për t’i bërë ballë kësaj marrëzie, këtij glorifikimi dhe purifikimi që po u bën Partia Socialiste dhe kryeministri Rama, ose shoku Rama, ish-regjimit diktatorial, si nipër dhe bijtë e etërve të tyre. I bëjmë thirrje autoriteteve lokale, Bashkisë së Himarës si autoriteti përgjegjës, ta ndalojë këtë ndërtim i cili është i paligjshëm ku nuk ka asnjë tabelë të tregojë se ç’po bëhet këtu", tha Salianji.
 
Salianji gjithashtu i rikujtoi opinionit publik se sot është dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të komunizmit dhe ndërtimi i këtij monumenti dhe parullat që janë pikturuar në muret e tij i ka cilësuar si fyese për viktimat e regjimit të para viteve ‘90.
 
Ndërkohë, në kuadër të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka shpallur konkursin për realizimin e monumentit të viktimave të komunizmit. Përzgjedhja e fituesit do të bëhet duke vlerësuar punën artistike dhe impaktin vizual që do të ketë kjo vepër. Ditën Europiane të përkujtimit të viktimave të komunizmit e nazizmit e ka kujtuar edhe kryeministri Rama i cili në një status në faqen e tij të “Facebook” ka shkruar: “Kush harron të shkuarën është i dënuar ta përsërisë atë”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë