Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë së PD ku u përjashtoi nga partia Sali Berisha, është shprehur se ndarja nga dhuna duhet të jetë e qartë për këtë forcë politike.
"Dhuna është e papranueshme dhe duhet të distancohet çdo përfaqësues i Partise Demokratike, kriteri për përjashtim duhet të jetë ky kufi, ndarja me dhunën dhe mjete parapolitike! Ky diferencim duhet të jetë edhe për të mos përjashtuar në bllok, duhet të japim mundësinë e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesëmarrësve që mund të jene aty dhe jam i bindur që janë aty për shkak të zhgënjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 Prill! Nxitja për dhunë dhe përkrahja e dhunës duhet të jetë kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën, nëse ka kolegë që pranojnë rriskimin e jetës dhe eliminimin fizik të drejtuesve të degëve, të Këshillit Kombëtar, deputetëve kjo është vijë ndarëse dhe këtu nuk i kemi përjashtuar në por ata!
Gabimet e së shkuarës nuk duhet të përsëriten dhe PDSH duhet të jetë force që udhëheq dhe tërheq pjesën e shoqërisë që përditë e më shumë po zhgënjehet nga politika, ju duhet të bëni diferencën me gjithçka që keni bërë gabim në 8 vitet e bashkëdrejtimit të perceptuar. Personalisht isha dhe jam për mosvendosjen as të hekurave, as të betejës për godinë, nuk e marrin dot godinën dhe as marrin dot legjitimitet prej saj sado rrotull të vijnë, ashtu siç hyjnë dalin sepse ligji është kufiri dhe jo sjellja tribale dhe as zaptimi! Dalja në terren dhe kontakti me demokratët duhet të ishte i shpeshtë në këto muaj, madje dhe zëvendësimi i kujtdo që nuk ka më peshë elektorale ose është i papranueshëm për demokratët apo qytetarët në zonat që mbulojnë, në kemi tentuar të imponojmë politikanë të diskredituar që populli i ka refuzuar me votë disa herë! Merita duhet të kthehet në themel të kësaj force", ka thënë ndër të tjera Salianji.
Lajmi kryesor:
Kryesia e PD me 'dorë të hekurt'! Berisha përjashtohet nga partia që themeloi e drejtoi 22 vite! Basha 'shkrin' Komisionin e Rithemelimit, largon 8 anëtarë,pezullon 19 të tjerë! I mbeten 42 deputetë
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje! Im vlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Berisha: koalicion me Metën për zgjedhjet e 11 majit! SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, kryetari i PD sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’!
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
10 Janar, 21:11
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16