Salianji nga Korça: Bashkimi i demokratëve vetëm përmes votës dhe jo proceseve të njëanshme! PD s’ka ende propozim për Presidentin, kujt i është përmendur emri ta përgënjeshtrojë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është takuar me strukturat e PD në Korçë ka theksuar se bashkimi i PD duhet të vijë përmes votës së lirë dhe jo proceseve të njëanshme. Ai tha se gara duhet të behet mes njerëzve që kanë dhënë kontributin e tyre në parti dhe jo me njerëz që nuk njihen dhe imponime.

“Ajo që vjen si thirrje nga anëtarët dhe kontribuuesit e PD, është thirrje që ka të bëjë me bashkimin real të PD. Ajo del nga vota, ajo që bashkon demokratët është vota. Vetëm kështu PD mund të rritet. Si deputet kam marrë mandatin e më të votuarit në këtë zonë. Do i qëndroj besnik deri në fund. Janë të mirëpritur edhe ata që mendojnë ndryshe. Nëse do të bëhet garë për atë që ka kontribute në PD jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Ne do të jemi aty ku ka demokratë dhe do të mbrojmë siglën e PD, kontributin e demokratëve. Ne nuk bëjmë sikur bëjmë beteja dhe lëshojmë gjërat. Ka vetëm një rrugë, po e ritheksoj, jo me imponime, jo me njerëz që nuk njihen, por me votën e demokratëve. Ky ishte mesazhi. Dua t’ju them gjithashtu se të pa shpjegueshme janë edhe lëshimi i selisë dhe mos mbledhja e grupit të deputetëve. Ajo që është e rëndësishme është që demokratët janë të shqetësuar për situatën në PD. Ata e dinë që PD rritet duke vlerësuar kontributorët”, tha Salianji.

Lidhur me emrin e Presidentit të ardhshëm, Salianji tha se nuk ka pasur diskutim brenda grupit për këtë, ndërsa shtoi se çdo emër i hedhur në konsum nuk do i shërbente interesave të opozitës. Edhe pse nuk përmendi emra duket se ky është një mesazh për Lulzim Bashën, emri i të cilit u lakuar nga Sali Berisha se kërkon të marrë presidencën pas lënies së postit të kreut të PD. Salianji shprehet se kushdo që nuk përgënjeshtron përmendjen e emrit të tij si kandidat për President krijon perceptimin se gjithçka luhet për interesa personale të tij në një kohë që grupi i PD nuk ka propozuar asnjë emër.

“Është një diskutim i parakohshëm. Nuk ka diskutim për presidentin. Askush nuk ka tagrin të flasë në emër të grupit. Do të diskutohet. Çdo emër i hedhur për konsum, apo i hedhur nga njëra palë nuk i shërben interesave të opozitës. Çdo emër që është hedhur dhe nuk përgënjeshtrohet i shërben për të theksuar perceptimin e keq që gjithçka është shitur dhe blerë qoftë në raport me kundërshtarët e PD, duhet t’i qëndrojmë parimeve. Qëndrimi i PD i shprehur përmes grupit parlamentar nuk ka asnjë qëndrim, sepse është qëndrim që vlen për të zhvendosur vëmendjen nga efektet e krijuara nga qeveria në rritjen e çmimeve. Të gjithë kanë qenë dhe janë mbështetës të PD. Nuk ka mbështetje personale. PD ka pasur disa kryetar, do të ketë të tjerë. Anëtarët janë po të njëjtën. Duhet bërë proces në bazë bashkimi dhe kjo ndodh në elementë konkretë. Vetëm kjo është rruga. Nëse do të ketë emërime, po ta duan emërime ta shohin me votë kush merr më shumë. Nuk ka nevojë të negociohet”, tha Salianji.

Sali Berisha deklaroi dy ditë më parë se Lulzim Basha po negocion dhe po tenton të mbledhë firmat për të qenë kandidat për president të Republikës.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik