Deputeti demokrat, Ervin Salianji, nga Korça ka “shigjetuar” jo pak Lulzim Bashën, i cili, sipas Salianjit, ka dëmtuar rëndë partinë për shkak të interesave personale që ka përfituar nga pushteti.
“Janë të përçarë për shkak të disa ish-drejtuesve që në mënyrë të pamerituar kanë marrë pushtet në kohën e PD-së, por në mënyrë brutale po e dëmtojnë opozitën për interesa personale e ky është një prej personave, kryetari me vulë”, u shpreh Salianji.
Salianji ka komentuar gjithashtu edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rikthen edhe një herë tjetër në Gjykatën e Apelit çështjen e logos dhe vulës të partisë më të madhe opozitare në vend.
“Fatmirësisht për shqiptarët, por jo dhe aq mirë për ne, është se gjykata e la prapë varur e ia hoqi vulën atij që e kishte deri më sot, e ktheu prapë vulën aty ku duhet dhe besoj do kenë një vit kohë për t’u marrë ku do shkojë vula e ku do mbetet”.
Deputeti u ka bërë thirrje gjithë demokratëve të bashkohen për të rikthyer këtë forcë politike në pushtet.
“Mendoj që ka ardhur momenti që të bëhemi të gjithë bashkë, të forcohemi, të rrimë në terren, të flasim për problematikat e qytetarëve. Po e rithem: Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi kërkesën e avokatëve dhe Korça si shumë qytete do jetë pa gjykatë Apeli. Do shtrenjtohen kostot, kështu ka ndodhur me dhjetra institucione, biznese që do paguajnë TVSH, ju gazetarë që do paguani 23%, që paratë të merren e ndahen me një grup shokësh”.
Ai nuk ka komentuar kur është pyetur lidhur me një garë që mund të hapet pas arrestimit të mundshëm të Sali Berishës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Televizioni i Berishës si 'Zëri i Popullit' me Enver Hoxhën, i mat kilometrat kreut të PD-së: ''Berisha shfaqet super energjik''
24 Dhjetor, 13:37