TIRANË-Është shtyrë sërish gjyqi në gjykatën e Apelti ndaj deputetit Ervin Salianji për çështjen 'Babale'. Avokatët e deputetit Salianji kanë depozituar sërish kërkesa për shtyrjen e seancës. Po ashtu edhe një nga anëtarët e trupit gjykues nuk ishte i pranishëm, ndërsa seanca e ardhshme do të mbahet më datë 29.09.2022.
Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.
Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.