Pasojë të lidhjeve të kryeministrit dhe ministrave me segmente të krimit të organizuar i konsideron Partia Demokratike ngjarjet e fundit kriminale në vend, të cilat kanë tronditur mbarë opinionin publik.
Pas vrasjes së trefishtë në qytetin e Elbasanit, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilin e akuzon si ortak dhe bashkëpunëtor të krimit të organizuar.
“Ngjarja e rëndë e vrasjeve dhe plagosjeve në një prej bizneseve më të rëndësishme në Elbasan është akti kriminal i radhës që tregon se shteti është vënë përfund nga bandat dhe krimi. Saimir Tahiri duhet të largohet i pari, me urgjencë, që t’i hapë një rreze shprese qytetarëve të këtij vendi se jeta këtu vlen. Duhet të ikë si i përfshirë deri në fyt si ortak dhe bashkëpunëtor i krimit, duhet të ikë si i paaftë, duhet të ikë si ministri që ka burgosur më shumë të varfër se hajdutë, më shumë hallexhinj se kriminelë, si ministri që i ka hap kanatet krimit dhe drogës në këtë vend”, shkruan në Facebook, Salianji.
Sipas tij, vrasjet e fundit në vend, janë rrjedhojë e
bashkëpunimit dhe inkriminimit të parlamentit, administratës, policisë, partive politike.
“Këto janë pasojat e lidhjeve direkte të Kryeministrit, ministrave dhe çdo segmenti të qeverisjes me personat më problematike dhe kriminelë në çdo qytet të Shqipërisë”, përfundon ai.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com