Deputeti Ervin Salianji në një deklaratë për mediat jashtë godinës së Kuvendit ka “thumbuar” kryetarin e Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj duke thënë se ai i shërben dikur që është dorëhequr, por nuk ka ikur, duke nënkuptuar Lulzim Bashën, ish-kryedemokratin.
Ai theksoi se mbledhja e kryesisë së grupit është nul, pasi nuk plotësojë kuorumin e nevojshëm, ndërsa shtoi se Pampuri nuk ka asnjë tagër të dalë dhe të flasë në emër të grupit.
“Janë njerëz të cilët dorëhiqen por nuk heqin dorë. Nuk ka asnjë tagër zëdhënësi i grupit t’i përcaktojë këto. Nuk mund të flasë në emër të grupit kur s’ka vendim. Nuk ka mbledhje pa kuorum. Përgjegjës para demokratëve do të jenë ata që bëjnë këtë ndarje. Diskutimet, ftesën ndaj të përjashtuarve, e kanë bërë pa dijeninë e grupit. Për tu ulur me Ramën ka nxitim, për tu ulur me njëri-tjetrin nuk bëhet asnjë lëvizje. Nuk ka asnjë tagër zëdhënësi i grupit për të përcaktuar këto, siç bëri Pampuri. Nuk ka mbledhje pa kuorum.”, tha ai.
Sipas deputetit demokrat, cështje e presidentit është “mbyllur” tashmë, pasi sic tha ai e ka zgjidhur Rama. Ai tha se nëse do mazhoranca të përfshi opozitën duhet të përcaktojë qartë kriteret. Megjithatë ai sqaroi se kjo nuk është një cësthje e rëndësishme për PD, pasi ajo që ka rëndësi është bashkimi dhe jo diskutimi me Ramë.
“Dje siç ia u thashë kam komunikuar me ata të rithemelimin edhe me Alibejan për të bërë një mbledhje të përbashkët të grupit parlamentar që deputet të jenë së bashku në një takim. Po kërkojnë të takojnë Ramën, ndërkohë që Rama e ka zgjedhur presidentit. E thanë që s’dua përfaqësi ndërkombëtare dhe as një zgjedhje konsensuale. E tha qartë Gjiknuri.
Ne nuk mund të japim kriteret Ramës si të zgjedhë presidentit. Janë lënë tre raunde që të jetë konsuensual. Të na përcaktoj mazhoranca kriteret dhe ne ta propozojmë një emër. Nuk është përfitim të shtyjmë zgjedhjen e presidentit. PS duhet të përcaktoi qartë kriteret dhe opozita të bëjë procesin. PD thellësisht nuk përfiton asgjë, kokrrojnë me nxitim të ulen me Ramën, ndërkohë ne nuk ulemi me njeri-tjetrin.”, u shpreh ai.
Lajmi kryesor: