Salianji:U kërcënova! Ndreu:
Kastravec,mjaft u qurravite!
VD/Stërkaj-Salianjit:Qenke karikuar

Salianji:U kërcënova! Ndreu:<br />Kastravec,mjaft u qurravite!<br />VD/Stërkaj-Salianjit:Qenke karikuar<br /><br>
Një debat te Komisioni i Sigurisë mes dy deputetëve Ervin Salianji i PD dhe Pjerin Ndreu i PS ka degraduar në përplasje mes dy deputetëve. Në një dalje urgjete për media, Salianji tha se është kërcënuar nga Ndreu, duke e paralajmëruar se PD nuk do ta mbyllë gojën dhe se nuk frikësohet. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ndreut, i cili tha për Report Tv se thjesht e ka quajtur 'provokator'.

Ndërkohë, në një reagim më të detajuar në ‘Facebook’, deputeti Ndreu sqaron se nuk ka kërcënuar askënd, por po bënte shaka me kolegun Stërkaj dhe Salianji e ka marrë seriozisht.

“Ne lidhje me nje konference per shtyp te Salianjit te PD qe gjoja e paskam kercenu ! E para nuk kam kercenu askend por po benim shaka me kolegun Sterkaj dhe Salianji menjehere e merr seriozisht ! E dyta une e kuptoj se ka deputete delirante qe kerkojne alibi per ndonje medalje ne politike dhe mesi presin te bejne kastravecin dhe viktimen . Por te rrine te qete se nuk nuk japim kenaqesine qe kerkojne me ngulm duke provoku ne cdo rast. Ne do vazhdojme punen pa u prrovoku nga askush duke i lene keta ekzemplar qe stermundohen te imitojne dike e te qurraviten para kamerave me kercenime qe nuk ekzistojne!”, shkruan Ndreu.

Nga ana e tij, deputeti Salianji tha se është kërcënuar nga ligjvënësi i majtë, duke sulmuar dhe Ramën se, sipas tij, ka futur në Parlament kriminelët dhe qeveris me ta.
“Një nga deputetët e mazhorancës tentoi sot të kërcënonte, duke menduar se do më frikësonte për të mos thënë të vërtetat nga frika dhe lepuri që ka në barkë dhe kapja që iu kanë bërë ndërkombëtarët në krim, drogë e grupet kriminale. Sot ishte një fakt tjetër i provuar i asaj që kemi thënë prej vitesh, që Rama fle me krimin, që banditët i ka futur në Parlament dhe me ta qeveris. Nuk kam frikë nga kërcënimet, opozitës nuk i mbyllet goja”, tha Salianji. 

d.c/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf