Nga Berati me anëtarë të Partisë Demokratike në këtë qytet, ish-deputeti Ervin Salianji i bëri thirrje Sali Berishës të mbajë përgjegjësi politike për rezultatet e dobnëta dhe humbjet elektorale PD po shënon në çdo palë zgjedhje.
"Askush faktikisht nga lidershipi i PD-së nuk do që të mbajë përgjegjësi. Pa diskutim, kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, duke mos i vënë bisht demokratëve që kanë mbajtur përgjegjësi dhe e kanë respektuar. Ne duam që PD të jetë forcë qeverisëse në Shqipëri. Njësoj si i biri i vetë politikë ishte kryer në të kaluarën; Basha, edhe kryetari aktual, funksionon thuajse njësoj, me të njëjtat vese, me të njëjtat gabime, me të njëjtën mënyrë të shpërfilljes së demokratëve. Raporti ndërkombëtar është më i keq se ç’ka qenë në të kaluarën. Ne, të nderuar miq, e dimë se Edi Rama përmbyset nga fuqia e njerëzve të bashkuar, por edhe me ndihmën e SPAK-ut që po e dërmon. Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm duke bashkuar opozitën dhe qytetarët rreth saj. Partia Demokratike duhet të fitojë tdhe duhet të bëjmë një zgjedhje të qartë: të qëndrojmë peng i së shkuarës apo të hapim rrugën për një brez të ri. Të gjithë proceset po pilotohen, flasin për hapje dhe bashkim, ndërkohë përjashtohen të rinjtë nga garat, përjashtohen anëtarët nga anëtarësia",- tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Ervin Salianji i kërkon dorëheqjen Berishës: Kryetari që humb zgjedhjet, largohet nga drejtimi! Të gjitha proceset brenda partisë po pilotohen












