Dëmshpërblimet për fermerët e dëmtuar do të vijojnë, njoftoi ministri Andis Salla. Lidhur me eksportin e prodhimeve bujqëore, ai tha se ecën me ritmin e vitit 2025 e madje është duke u kaluar.

“Qeveria nuk është tërhequr, do të vazhdojmë me procedurat e dëmshpërblimeve të fermerëve. Në aspektin e eksporteve, kemi pasur mundësi përafrimi të të gjithë procesit. Prodhimi tani ka dalë në treg, ne po e kalojmë vitin e kaluar. Prodhimi është në sasinë më të madhe që kemi në territor, jemi duke eksportuar dhe kemi kapur të gjitha ato mundësi, shifra sepse janë rritur edhe faturimet. Jemi në prodhim shumë të mirë këtë vit. Do ta tregojmë në 6-mujorin e parë kur të vëmë në dispozicion të gjitha faturat e para mes Ministrisë dhe fermerëve”, tha Salla.

Edhe disa prej subjekteve që nuk kanë marrë dëmshpërblimet e Skemës së Investimeve, do të vijojë kompensimi.

“Ka pasur diskutim për 22 subjektet që janë referuar disa vonesa, nuk kanë dalë nga skema, janë pjesë e përfitimit të vitit 2025. Me udhëzimin e ri kemi vendosur të jenë edhe për 22 subjektet të jenë pjesë e përfitimit. Brenda pak ditësh, edhe procedurat e tyre janë të përfshira në buxhet”, tha Salla.


Lajmi kryesor:

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, Salla: 5 mijë kërkesa deri tani! Kemi nisur punën në 26 bashki për shoqëritë bujqësore