Sallatë e freskët në shtrat gaspaço
Përbërësit:
Për gaspaçon:
- 3 domate qershi
- 2 speca të ëmbël
- 1 kastravec
- 1 qepë e kuqe
- 1 fetë buke
- 4 kubikë akulli
Për sallatën:
- 500 gr domate qershi
- 1 qepë e njomë
- 200 gr pjepër
- 200 gr djathë feta
- Mente, borzilok
- Pak ullinj
- Uthull molle
- Vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
I kalojmë në blender produktet e gaspaços dhe i lëmë në frigorifer. Produktet e sallatës i presim në kubikë, i përziejmë mirë dhe i marinojmë me kripë, bimë aromatike, vaj ulliri dhe uthull. Servirjen e bëjmë duke vendosur në pjatancë shtratin e gaspaços dhe sipër sallatën.
Komento