Sallatë me bullgur
Përbërësit:
1 gotë bullgur
Vaj ulliri
2 karrota
2 limona ( lëngu)
5 qepë të njoma
1/2 filxhan çaji misra të zierë
1 spec i kuq
Koper, majdanoz, nenexhik
1 filxhan çaji kastraveca turshi
1/2 filxhan çaji arra të copëtuara
Vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim një tigan të thellë me vaj ulliri. Shtojmë në të karrotat të grirë në rende, i përziejmë për një minutë. Shtojmë bullgurin dhe i kaurdisim së bashku, shtojmë një gotë e gjysmë ujë të valuar, lëngun e dy limonëve, kripë, i përziejmë dhe ulim temperaturën në minimum. E lëmë bullgurin të mbuluar për 15 minuta.
Ndërkohë qepët e njoma, majdanozin, koperin, nenexhikun, specin e kuq, kastravecat turshi i presim shumë imët. Arrat po ashtu i copëtojmë.
Largojmë bullgurin dhe e thërrmojmë me pirun pasi të ftohet. Shtojmë të gjithë përbërësit e prerë imët, misrat dhe arrat. I përziejmë, shtojmë vaj ulliri dhe e shërbejmë.
D.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Byrek me mollë (Strudel) nga zonja Albana
15 Janar, 12:06
-
Kek me mollë dhe kumbulla nga zonja Albana
10 Janar, 12:12
-
Tavë me makarona elb me qofte dhe salcë të kuqe nga zonja Albana
8 Janar, 11:48
-
Pure patate nga zonja Albana
7 Janar, 11:56
-
Tavë me lakër arme dhe kimë nga zonja Albana
20 Nëntor 2024, 11:07
-
Mish me xhinxhër dhe salcë soje nga Doreada Mio
29 Tetor 2024, 11:21
-
Supë kungulli sipas amvisës korçare Dhurata Dino
28 Tetor 2024, 11:53
-
Lakër e mbushur me qofte nga zonja Albana
18 Tetor 2024, 11:38
-
Paçe koke nga zonja Albana
24 Shtator 2024, 11:44
-
Speca me gjizë, mrekulli për shijen nga zonja Albana
20 Shtator 2024, 11:46
-
Pispili me spinaq dhe kos nga zonja Albana
18 Shtator 2024, 11:21
-
Fërgesë me speca dhe gjizë, receta më e shijshme e verës nga zonja Albana
3 Shtator 2024, 09:16