Salsano drejt largimit nga Portokalli
kolegu: Le të lutemi që të iki

Salsano drejt largimit nga Portokalli<br />kolegu: Le të lutemi që të iki
Prej disa kohësh tashmë qarkullojnë zëra se Salsano Rrapi nuk do të jetë më drejtuesi i spektaklit ''Portokalli'', gjatë sezonit të ardhshëm dhe këtë gjë e përforcon edhe audicionet që televizioni ka hapur pak kohë më parë për moderatorë të spektaklit.
 
Këtë herë është aktori Erdit Asllanaj, i njohur nga publiku si “drejtori”, i cili me anë të një statusi në rrjetin social “Instagram” sjell edhe njëherë në vëmendje një largim të mundshëm të Salsanos.
 
“Nëse ikën Salsano nga ‘Portokallia’ Madonna ka premtuar se do zhvishet nudo! Le të lutemi të gjithë për Salsanon… që të iki!”,-shkruan në statusin e Asllanajt, i cili statusin e ka shoqëruar edhe me një foto të të dy aktorëve, ku ai vet mban në dorë një nusepashkë.
 
Në fakt ndryshimet kanë prekur jo vetëm Salsanon, por edhe Xhemi Shehu nuk do të jetë më moderatorja e spektaklit të humorit.

Pas largimit të Eneda Tarifës, kjo do të jetë shkëputja e dytë e moderatorëve të këtij spektakli. Por, largimet ndoshta mund të mos mbyllen me kaq.

Edhe aktori i njohur Bes Kallaku, mund të mos jetë këtë vit pjesë e kastit të aktorëve të ''Portokalli''.

Dyshimet ngrihen pas pjesëmarrjes së tij në talent show-n italian, nga ku ai mundi të kalonte me sukses audicionet. Pritet konfirmin nëse Besi do të jetë pranë publikut shqiptar apo jo.

statusi

Redaksia Online
XH.K/D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie