Pesë punonjës të zinxhirit të njohur të restoranteve, të gjithë shtetas turq kanë dorëzuar një padi në Nju Jork kundër Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si ‘Salt bae’ pasi e akuzojnë se ai ka detyruar shumë prej punonjësve për të punuar jashtë orarit, pa I paguar për orët shtesë.
Ata kishin punuar me orë të tejzgjatura në zgarë, ose duke gatuar mishin edhe pse në dokumente ata paraqiteshin si menaxherë.
Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Ata paguheshin me rrogë javore vetëm prej 1125 dollarë, pavarësisht faktit se ata punonin 72 orë në javë.
Ndër të tjera, ata thanë se “Nusret ishte agresiv në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.”
Koha shtesë zakonisht paguhet me 1 +1/2 e orëve normale dhe mospagesa është shkelje e rëndë.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)