Samanta Karavella dhe
Kledi Bahiti i këndojnë jetës!

Samanta Karavella dhe<br />Kledi Bahiti i këndojnë jetës!
Jemi mësuar që klipet të shoqërohen gjithmonë me duete që i këndojnë dashurisë, por këtë herë ka ndodhur e kundërta!

Këngëtarja më “in” e skenës shqiptare Samanta Karavella në bashkëpunim me kompozitorin Kledi Bahiti kanë ardhur me një tjetër dimension në tregun muzikor.

“Më jeto” është klipi cili i ka dhënë start suksesit të këtij dueti që i këndon jetës dhe vështirësive që ne përballemi çdo ditë. 

“Në këtë klip me temë sociale, jam ftuar nga Kledi, një bashkëpunim ky që është shumë domethënës për mua”, është shprehur Samanta.

samanta karavella

Sipas autorëve, fabula e kësaj kënge ka në qendër pozitivitetin që duhet të kenë njerëzit rreth jetës, pavarësisht problemeve dhe vështirësive që iu ndodhin në jetë.

Është një këngë që ka bashkuar dy personazhe për ti dhënë një optimizëm të gjithë realitetit shqiptar përmes zërit të tyre.

“Ndryshe nga këngët e tjera, kjo këngë të dhuron një emocion pasi ka në qendër një temë sociale, një këngë që flet për jetën dhe vështirësit që ne hasim është e pamundur që mos të prekesh”, ka pohuar Kledi.

Kënga është baladë e një dimensioni tjetër, pasi Samanta dhe Kledi këtë herë nuk i këndojnë dashurisë, por u këndojnë problemeve që ndeshim në jetën tonë.

Kënga “Më jeto”  është shkruar nga Olti Curri në bashkëpunim me kompozitorin Kledi Bahiti, ku vjen për herë të dytë si këngëtar.

Këngëtarja Samanta Karavella është pozicionuar mjaftë mirë në tregun muzikor, duke sjellë herë pas herë risi në muzikë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar