Këngëtarja e njohur Samanta Karavella mesa duket është bërë nostalgjike për periudhën e bukur të fëmijërisë, kur sapo kishte filluar karrierën e saj.

Përmes një video të publikuar në Instagram, këngëtarja tregon një moment të konkurrimit të saj në vitin 2004, në “Ethet e së premtes mbrëma”.
 
“Kur nisa ëndrrën time… 13 vjet më parë! Vetëm 13 vjeç! E dua akoma këtë këngë”,-
shkruan Samanta në Instagram teksa kujton këngën e Eneda Tarifës, “Ika larg”.
 
Menjëherë pas publikimit të videos, ka reaguar edhe Eneda Tarifa, e cila falënderon Samantën për këtë kujtim dhe e uron për guximin që pati për të kënduar këtë këngë të vështirë:
 
“O zeeeeemëra ime ti! Sa e ëmbël! Sa e bukur! E kisha harruar fare! Por nuk kisha harruar sa emocion ndjeva kur e këndove! Një këngë e vështirë që akoma më nxjerr rrylat mua.. Bravo”.
 
 

Kur nisa endrren time... 13 vjet me pare! Vetem 13-vjec! E dua akoma kte kenge @enedatarifa 🙌 #ikalarg #ethetesepremtesmbrema

A video posted by Samanta Karavella (@samantaofficial) on



Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com