Samanta: “Nuk më duhet pasuria përpara dashurisë së vërtetë”

Samanta: “Nuk më duhet pasuria përpara dashurisë së vërtetë”
Pjesë e skenave të muzikës shqiptare që prej moshës 14-vjeçare këngëtarja Samanta Karavella është kthyer në një nga personazhet më të dashura të muzikës. E konsideruar gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të talent-shoët “Ethet e së premtes mbrëma” si një “Lolitë”, Samanta e vogël duket se është zëvendësuar nga një këngëtare të talentuar dhe profesioniste. Ajo ka qëndruar pranë publikut me hite të tilla si “S’të mbaj dot peng” duke u identifikuar me stilin e ëmbël të baladave por pa lënë mënjanë edhe dinamikën e muzikës R&B. Në një intervistë për suplementin ThasheThem, Samanta rrëfen planet për të ardhmen, projektet e afërta për një klip të cilin ajo e cilëson si krejt të ndryshëm nga të tjerët. Gjithashtu këngëtarja shprehet edhe për preferencat e saj dhe kohën e lirë.


Keni bërë me dije përmes faqes tuaj në rrjetin social Facebook se së shpejti do të lançoni një klip të ri, çfarë mund të na thoni për të?

Po është e vërtetë, së shpejti do të sjell një klip të ri për publikun. Kënga do të jetë në anglisht dhe titullohet “All I need”

Kush është marrë me realizimin e saj?

Produksioni i saj është realizuar nga Kledi Bahiti.

Keni filluar xhirimet e tij?

Jo,në fakt nuk i kam nisur ende xhirime por pritet që të fillojnë këto ditë. Besoj se në fund të muajit Mars apo në fillim të Prillit klipi do të jetë lançuar.

Mund të na zbuloni ndonjë detaj për përmbajtjen e tij?

Subjekti i tij ka të bëjë me paraqitjen e jetës së një vajze të pasur për të cilën nuk ka asnjë vlerë pasuria në qoftë se nuk ka dashurinë e vërtetë.


Do të jetë një tjetër baladë nga ju?

Jo në fakt këtë herë do të eksperimentoj me diçka ndryshe, një miksim midis rrymës rock dhe ritmeve të R&B. Di të them që do të jetë mjaft ritmike. Një tjetër veçanti është se kënga nis me rimte ballkanase një tendencë kjo që uroj të pëlqehet si dhe të ketë impakt tek publiku.

Po përsa i përket lookut tuaj në klip çfarë keni menduar?

Looku do të jetë i përshtatur me moshën time dhe pa ekzagjerime të mëtejshme.


Eventi muzikor i Top Festit ka disa ditë që ka nisur. Do të jeni ju pjesë e tij në këtë edicion ?

Jo këtë vit nuk do të jem pjesë e Top Festit pasi jam shfaqur për katër vite me këngë të cilat janë pëlqyer nga publiku. Pavarësisht se nuk kam qenë në finale kanë qenë të klikuara dhe Top Fest mbetet gjithnjë një mundësi e mirë për të promovuar veten.Megjithatë në këtë periudhë do të dedikohem më shumë klipeve si dhe singëllve të rinj në mënyrë që të jëm gjithnjë pranë publikut.

Është në planet tuaja ndonjë album i mundshëm?

Të them të drejtën nuk dua ende të nxitoj për pjesën e e albumit. Mendoj t’i përkushtohem më shumë këngëve singëll. Albumi nuk bën pjesë në planet e mia të afërta.

Përfshihen në planet tuaja bashkëpunime me këngëtarë të tjerë?

Padyshim që po.Megjithatë për momentin nuk kam emra konkretë për persona të mundshëm bashkëpunimi, por do të kisha dëshirë me këngëtarë kosovarë pasi dëshiroj të lançohem më shumë në Kosovë. Gjithashtu në qoftë se do të më jepej mundësia për bashkëpunim me ndonjë këngëtar të njohur ballkanas, pse jo.


Cila mendoni se është kënga juaj më e pëlqyer nga publiku?

Nga klikimet në You Tube si dhe nëpër koncerte shoh që kënga “Le të jetë” ka patur mjaft impakt. Por nuk mund të lë pa përmendur baladën “ S’të mbaj dot peng” të kompozuar nga Pirro Çako.

Përveç muzikës në cilat fusha shfaq interes Samanta?

Për momentin jam diplomuar për gjuhën spanjolle si dhe kam nisur studimet master në Universitetin Europian të Tiranës për degën Marrëdhënie me Publikun.

Përse kjo zgjedhje përsa i përket studimeve master?

Kam zgjedhur Marrëdhënie me Publikun pasi e shoh si një mundësi mjaft të të mirë punësimi përpos profesionit si këngëtare.

Ç’mund të na thoni në lidhje me jetën tuaj private?

Jeta private ecën mjaft qetësisht pa ndonjë ndryshim në veçanti.

Cili është përsoni më i afërt më të cilin Samanta këshillohet?

Me të gjithë nga pak, por ajo që më mbush dhe më këshillon gjithnjë është ime më.

Personi më kritik ndaj jush?

Mund të them se kritikuesi më i mirë i imi është babai.

Kë konsideroni si personin më të afërt i cili iu këshillon për lookun apo performancat tuaja?

Sigurisht shoqëria ime pasi gjithmonë më këshillojnë në mënyrë që të prezantohem sa më mirë , por konsulenten më të afërt kam motrën.

Si e kalon Samanta ditën?

Zakonisht paraditeve takohem me miqtë si dhe mbyll takime apo angazhime pune, më pas pasditja më gjen në shkollë, ndërsa darkave përgjithësisht fundjavave me koncerte si branda ashtu edhe jashtë vendit.

Po përsa i përket kohës së lirë?

Në momentin që vendos të pushoj e kaloj kohën me shoqërinë jashtë Tiranës.Por sigurisht që më pëlqen të frekuentoj kinematë dhe teatrot si dhe të lexoj libra. Libri i fundit të cilin po lexoj është “Koha që do të doja” të Fabio Volos.

Shumë nga këngëtaret për të arritur format e dëshiruara sakrifikojnë në ushqimin e tyre. Po ju çfarë marrëdhënie keni me të?

Nuk kam probleme apo vështirësi me ushqimin pasi metabolizmi im e ka më të lehtë të dobësohet sesa të shëndoshet .( qesh)

Së fundmi çfarë mund të na thoni për projektet e tjera që keni?

Në fakt kam ndërmend që gjatë stinës së verës të lançoj edhe një klip të ri. Megjithatë kam disa materiale në dorë dhe ende nuk kam vendosur me çfarë zhaneri apo diçka tjetër me të cilin do të paraqitem, për momentin është vetëm një projekt
Xh/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)