LONDER- Të gjithë e njohin si Samanta Jones. Aktorja seksi, tepër provokuse, gjithnjë në kërkim të aventurave me meshkuj të ri, gjithnjë joshëse në skenën e “Sex and the City” në realitet është një femër normale. Por ata që duan ta njohin në realitet aktoren angleze Kim Cattrall nuk e pranojnë këtë realitet.
Aktorja pohon se pas interpretimit të Samanta Jones, të gjithë mendonim se isha një eksperte në fushën e seksit dhe aventurave seksuale, kur në fakt një gjë e tillë nuk qëndron.
“Rolet provokuese dhe personazhet që kam interpretuar gjatë karrierës time artistike vecanërisht ai i Samanta Jones në “Sex and the City”, më kanë vëndosur nën presion në lidhje me jetën seksuale” është shprehur në një intervistë për Sunday Times aktorja britanike.
(eb/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com