Një mesazh për Evropën, e cila me qëndrimin e saj mund të kontribuojë në përpjekjet që po bëhen për përfundimin e shpejtë dhe të sigurt të procedurave për shpalljen e zonave ekonomike ekskluzive (ZEE) jo vetëm nga Greqia, por edhe nga vendet e tjera mesdhetare të Europës, është përcjellë nga Kryeministri grek Antonis Samaras, në fjalimin e tij të hapjes në konferencën e 12-të Bashkëpunimit Euro-Mesdhetar dhe mekanizmit të Investimeve .
Në fjalën e tij Samaras iu referua një bashkimi të mundshëm detar të Greqisë me Qipron dhe me Maltën, “Dy shtete ishullorë të Europës. Shikoni në hartë se çfarë shansesh dhe mundësish kolodale krijon për Europën bashkimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike të Greqisë me ZEE respektive të Qipros nga lindje dhe të Maltës në perëndim”.
“Përbën një sekret të përbashkët”, vazhdoi më tej Samaras, “se në këto zona detare ekzistojnë bruime energjitike të konsiderueshme. Burimet energjitike që janë zbuluar në Mesdheun Juglindor dhe ato që besohet se do të zbulohen, gjenden kryesisht nën juridiksionin e shteteve europiane. Dhe mund t’i japin Europës nivele të rëndësishme autonomie energjitike. Janë pjesë e “pasurisë” tonë europiane dhe duhet, si europianë, t’i shfrytëzojmë”.
“Shpallja e ZEE dhe delimitimi i tyre me shtete të tjera fqinje, është padyshim në juridiksionin e shteteve kombëtare. Por Bashkimi Europian mund të inkurajojë, të mbështesë dhe të lehtësojë vendet anëtare, kështu që shpallja e ZEE nga ana e tyre të bëhet në shpejt, dhe delimitimi i plotë të përfundojë me siguri”.
“Na kanë përçarë shumë gjëra në të kaluarën, tashmë është koha të mblidhemi rreth diçkaje që na bashkon.
Jemi torturuar për shumë kohë nga kriza, tanë është koha të ngremë kokën me dçka që na ofron perspektivë shrpresëdhënëse për të ardhmen”, theksoi kryeministri Antonis Samaras, të dielën paradite në një intervistë ekskluzive për mediat greke.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com