Një simpozium Ndërkombëtar kushtuar ideologut të rilindjes shqiptare Sami Frashërit dhe intelektualit që Turqia e konsideron më të madhin e vendit të saj është organizuar nga Universiteti i Tiranës,Universiteti i Trakias dhe Muzeu Historik Kombëtar. Akademikë të njohur të të dyja vendeve kanë folur për rolin që zë figura e Sami Frashërit.
Ndërsa akademikët turq e vlerësojnë Sami Frashërin si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës së tyre kombëtare.
Duke e njohur me emrin Shemshedin Samiu, Turqia e ka çmuar për kontributin e pazëvendësueshëm për gjuhën dhe kulturën turke. Shteti turk nuk i ka pranuar asnjëherë kërkesat e qeverive shqiptare, që nga qeveria e Zogut për të kthyer eshtrat e Sami Frashërit në Shqipëri.
Disa nga kontributet e Sami Frashërit që ligjëruan akademikët e Turqisë janë hartimi i fjalori të turqishtes, fjalorin turqisht-frëngjisht dhe si autor i Fjalorit të madh enciklopedik “Kamus-al-alami”, me 6 vëllime e 4830 faqe.
Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO