Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk është vetoja e Bullgarisë ajo që ka penguar çeljen e negociatave për Shqipërinë me BE-në, por se disa shtete sipas tij nuk janë dakord. Sipas Sali Berishës me deklaratat dhe qëndrimet e tij Rama dëshmoi qartë se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit, por me Ballkanin e Putinit.

‘Ky ishte udhëtimi i cili dëshmoi përfundimisht se Edi Ramës nuk i hapin negociatat, nuk e pranojnë për interlokutor dhe se në mënyrë absolute shkaqet  themelore nuk është Bullgaria. Janë disa vende të BE-së të cilat nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë sepse Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet. Shqipëria ka shënuar rrokullisje të mëdha. Nuk është vetoja e Bullgarisë për Shqipërinë por është regresi i demokracisë në Shqipëri dhe mos plotësimi i kushteve nga qeveria e Edi Ramës. Ka grabitur mandatin e tretë, rrokullisja në lirinë e mediave. Nëse lexoni deklaratat e Edi Ramës, faktojnë se ky njeri shkoi në Bruksel si vasal i Aleksandër Vuçiç dhe u soll atje sikur të ishte Milorak Dodik, dhe jo kryeministër i Shqipërisë. Rama është i rreshtuar me Ballkanin e Putinit. Ai u shfaq në konferencë me Vuçiçin dhe Kovaçevskin. Asgjë nuk mund ta lidhte kryeministrin e Shqipërisë me atë të Serbisë, përveç fakti se duhet të dëshmonte se ka bërë zgjedhjen e tij.’- tha Berisha.

Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor i mbajtur të enjten e 23 qershorit nuk dha asnjë rezultat pozitiv, ashtu si kurse edhe pritej. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u duhet të presë për negociatat deri në një kohë të pacaktuar, nisur nga situata e fundit e brendshme në Bullgari me rrëzimin e qeverisë në momentin që pritej të hiqej vetoja për maqedonasit. Samiti u karakterizua nga tensione, ndërkohë që nuk munguan edhe përplasjet vebale, sicc ishte ajo e Kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:27
Boçi: Vetoja bullgare nuk është arsyeja që nuk hapen negociatat! Shkaqet janë shpopullimi masiv, korrupsioni, vjedhja e pasurive publike dhe zgjedhjet e manipuluara

 

Nënshkryetari i PD, Luciano Boçi ka reaguar për vendimin e parlamentit bullgar që pranoi propozimin e Francës për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Boçi thekson kërkesën e faljes për kombin bullgar duke theksuar se kryeministri Rama përdori gjuhë fyese.

“Në emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Ky është një hap i parë kyç në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Bashkimin Europian.  Ritheksojmë faljen, që i kërkoi sot Kryetari i Partisë Demokratike kombit bullgar, për gjuhën prej fyesi serial të kryeministrit Rama. Duke shtuar këtu se, heqja e vetos do ta rifusë procesin e integrimit në shinat e vërteta, ato të meritokracisë”, tha Boçi.

Ndër të tjera, thotë se PD beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e moshapjes së negociatave, por një radhë shkaqesh të tjera.

“Shpopullimi masiv i vendit, që ka derdhur në dyert e Europës më shumë shqiptarë se sa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindje të Mesme; 

-Korrupsioni me shokët ministra dhe shokët e ministrave, një pjesë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar;

 -Përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitorit strategjik të familjarëve të ministrave. 

-Njolla e zgjedhjeve të manipuluara, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte.

 -Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria, nën keqqeverisjen e tij, është kthyer në të ‘sëmurën e Europës’” – tha Boçi.

Ora 11:36
Berisha: Gjuha e Ramës skandaloze, i kërkojmë ndjesë Bullgarisë në emër të PD-së

 

Sali Berisha e ka cilësuar skandaloze gjuhën që ka përdorur kryeministri Edi Rama, ndaj Bullgarisë. Ai tha se në emër të PD-së i kërkon ndjesë Bullgarisë dhe se i garanton se ky nuk është mendimi i shqiptarëve, por është mendimi i një aventurieri.

‘Skandaloze gjuha e përdorur e Ramës ndaj Bullgarisë. Bullgaria është një vend mik. Në emër të PD-së i kërkojmë ndjesë Bullgarisë, dhe i garantoj se nuk është ky mendimi i shqiptarëve, por është mendimi një aventurieri, i një njeriu që nuk njeh asnjë parim. Kemi pasur një djep të rilindjes ne atje.’- tha Berisha.