Biznesmeni Samir Mane takim me studentët, këshilla dhe ide për t’u bërë sipërmarrës të suksesshëm

Biznesmeni Samir Mane takim me studentët, këshilla dhe ide për t’u bërë sipërmarrës të suksesshëm

Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, u prit nga mbi 120 studentë dhe stafi i një Universiteti privat në Tiranë, me ftesë të këtij të fundit për të zhvilluar një një Forum të Hapur me tëmë “Nga Student në Sipërmarrës, Rrugëtimi për të Ndërtuar një Biznes të Suksesshëm”.

Mane ndau përvojën e tij mbi 30 vjeçare në biznes dhe foli për mënyrën se si drejtohet një korporatë e madhe dhe parimet që ndiqen nga Grupi BALFIN në investimet e tij. Një pjesë e rëndësishme e diskutimit u fokusua te mënyrën se si biznesi mund të bashkëpunojë me sektorin e arsimit për të bashkuar sinergjitë.

“Unë e nisa vetëm në Austri, intuita, rastësia dhe njohjet bënë që jeta të më ndryshonte ndjeshëm. Ka edhe shumë të tjerë nga ju që do t’ia dalin, qoftë vetë, apo me ndihmën e të tjerëve. Thirrja ime e vetme për ju ëhstë që te merrni përsipër rrisqe, të guxoni të jeni sipërmarrës” – iu drejtua ai studentëve.

Presidenti i Grupit BALFIN inkurajoi të pranishmit të punojnë shumë dhe të synojnë lart. Ai shprehu vlerësimin e tij për studentët, një numër i konsiderueshëm i të cilëve kanë marrë pjesë në B4Students nëpërmjet programit të Praktikave dhe Punësimit, Klubeve Sociale ose Konkurseve të Biznesit, dhe ftoi të pranishmit të marrin pjesë, një program i posaçëm I BALFIN për studentët.

Për më tepër, fillimet e Presidentit të Grupit BALFIN në biznes, qasja ndaj balancës punë-jetë dhe këshillat e tij personale mbi sipërmarrjen morën interesin më të madh nga studentët e programeve të ndryshme.

“Unë i këshilloj gjithnjë studentët që t’i ndjekin të gjitha ciklet e studimit, pai në auditore ju merrni logjikën dhe bazën teorike për të zbatuar me sukses idetë tuaja në realitet, por ndoshta ndonjëherë një vit pushim nga njëri cikël studimesh në tjetrin, mund t’iu ndihmojë që t’i keni idetë më të kthjellëta” – qe këshilla e Manes për të rinjtë.

Pyetjet e tjera të studentëve u përqendruan te fakti si arriti Grupi BALFIN deri aty ku është sot; cilat janë aftësitë menaxheriale që konsiderohen të rëndësishme dhe që duhet të zotërojnë të sapodiplomuarit për të qenë konkurrues në treg dhe për të menaxhuar projektet e ardhshme; Në cilat fusha apo industri shohin një potencial të ardhshëm në aspektin lokal, rajonal dhe global.

“Në fushën tonë ne shohim për njerëz profesionistë dhe me besueshmëri të lartë, kur të dyja këto janë bashkë, atëhere kjo është më e mira e mundshme” – iu tha Mane studentëve. 

Ai u ndal edhe pas takimit duke iu përgjigjur personalisht pyetjeve për të shuar kureshtjen e studentëve.

BALFIN është një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, duke ushtruar aktivitete biznesi në një gamë të gjerë industrish në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare në 8 shtete, duke përfshirë Austrinë, Zvicrën dhe Holandën, me rreth 5.500 punonjës, asete që kapin vlerën  e 1.4 miliardë eurove dhe me të ardhura bruto prej 639 milionë euro të regjistruara në vitin 2020.

BALFIN ndjek politika të përgjegjësisë sociale, me qëllim përmirësimin e jetesës së komuniteteve ku operon, dhe është i angazhuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike