Eshte demtuar perseri portjeri i Kombetares se Shqiperise Samir Ujkani. Gjate ndeshjes se luajtur dje ne kampionatin italian Seria A, Roma - Novara, gardiani i portes kuqezi qe luan per Novaren eshte detyruar te lere fushen e lojes pasi ne nje perplasje me sulmuesin e Romes ka demtuar krahun e djathte. Parashikohet qe ky demtim do ta lere jashte fushe Ujkanin edhe per disa jave te tjera.

Ky eshte demtimi i dyte i rende( brenda nje kohe te shkurter) pas atij qe Samiri pesoi ne fushen e Novares pak muaj me pare. Per momentin Ujkani po kalonte nje forme te shkelqyer dhe eshte padyshim nje nga pikat me te forta te "Novara Calcio".

Shqetesimi eshte reflektuar eshe ne stafin e Kombetares se Shqiperise sepse Ujkani eshte nje nga lojtaret baze te skuadres se De Biassi. Ujkani mund të mungojë në miqësoret e radhës së Shqipërisë. (rb/shqiptarja.com)