Një takim informal mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë, i organizuar nga Franca, do të mbahet nesër pasdite në Paris. Në samit pritet të marrin pjesë krerët e qeverive të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë, Polonisë, Spanjës, Holandës dhe Danimarkës.

Në takim do të jenë të pranishëm gjithashtu Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njofton Elizeja.

Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një sulm ajror rus në Mykolaiv ka lënë rreth 100 mijë persona pa ngrohje, mes temperaturave të ulëta, duke e dënuar ashpër agresionin rus.