Samiti, çfarë vendosi Merkel
për “bashkimin” e Ballkanit

Samiti, çfarë vendosi Merkel<br />për “bashkimin” e Ballkanit
Në 100-vjetorin e fillimit të luftës së partë botërore në 28 qershor 2014, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka theksuar se popujt e Ballkanit, pas 100 vitesh, kanë dëshmuar se mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrit dhe për këtë, ajo paralajmëroi një vitizitë me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për në datën 28 gusht 2014. Ky lajmërim i bërë nga Merkeli në 28 qershor të vitit 2014 pari shumë jehonë në vendet e BE-së por edhe të Ballkanit Perëndimor pasi pjesë e kësaj ftese ishte edhe qeveria e Kosovës, shtet i cili nuk është njohur nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Por pas lajmit se qeveria shqiptare do të jetë përfaqësuesja e të gjithë vendeve të BE-së lë të kuptohet se nga pala gjermane, vendi ynë shihet si një faktor stabiliteti në rajon. Kjo pasi shtetit shqiptar, ka shumë troje që janë pjesë e shteteve fqinje gjë e cila, dhe pavarësisht kësaj, nuk ka vënë sanksione për aspiratat e tyre integruese ku rasti më konkreti ishte anëtarësimi i Serbisë në NATO.

Kjo gjë mund të ketë çuar edhe Kancelaren Gjermane që të marrë vendimin që në konferencën përmbyllëse të samitit në Berlin, kryeministri shqiptar të jetë përfaqësuesi i vendeve të Ballkanit perëndimor, ndonëse në këtë takim janë ftuar edhe dy shtete që janë pjesë e bllokut evropian si Kroacia dhe Sllovenia.

Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 19.08.2014
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin