Samiti digjital i Ballkanit Perëndimor, Balluku: U kemi shpëtuar qytetarëve 990 vite pritje në radhë! Kemi kursyer 9 mln euro dokumente elektronike pa kosto

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku nga samiti me vendet e Ballkanit Perëndimorë veçoi sesi vendi ynë, që prej vitit 2014 ka bërë transformime në fushën e digjitalizimit.

‘Transformimi digjital nuk është zgjidhje është e pashmangshme, teknologjia dhe digjitalizimi janë të nevojshëm. Ne vlerësojmë nisjen e digjitalizimit të BE dhe Ballkanit Perëndimor.’- tha ajo.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ndër të tjera theksoi se falë shërbimeve online u kemi shpëtuar qytetarëve shqiptarë 990 vite kohë radhë nga sportelet si dhe një shumë të majme prej 9 milionë euro të dokumenteve të cilat tashme lëshohet pa kosto.

‘Sot në Shqipëri mbi 1200 shërbime publike ofrohen online.  Në 2014 kjo përqindje ishin 1%. Kemi sot 2.7 milionë shqiptarë si përdorues të këtyre shërbimeve. Në total ne i kemi shpëtuar qytetarëve shqiptarë më shumë 990 vite kohë radhë nga sportelet. U kemi kursyer 9 milion ë euro shërbime me anë të dokumenteve elektronike që lëshohen pa kosto.’- u shpreh Balluku ndër të tjera.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje