Protesta e Berishës më 6 dhjetor, Rama: Masat e sigurisë s'negociohen, standard i vendosur nga Këshilli Evropian! Ditë historike, s’e marrin dot peng

Kryeministri Edi Rama ka folur për masat e larta të sigurisë që do të merren ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë. i pyetur nga gazetari i Report Tv Ermal Qori për protestën e Berishës ai tha se masat janë standarde të vendosura nga Këshilli Evropian dhe siguria e liderëve evropianë do të garantohet. 

“Masave të sigurisë nuk negociohen me askënd. Masa që vendosen bazuar në standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Këshilli Europian që kudo ku zhvillojnë aktivitet kanë masa standarde. F tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samiti që janë në Këshillin europian prej shumë kohës. Nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie aq më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e be, ku padiskutim për ta ka masa të rrepta sigurie kudo ku shkojnë dhe lëvizin”, tha Rama për gazetarin Qori.

Kryeministri nënvizoi se janë masa sigure të bazuara në kritere dhe standarde që duhet t’i garantojë çdo vend që merr përsipër organizimin e një samiti të këtyre përmasave.

"Këtë samit e organizon Këshilli Evropian jo dhe Shqipëria. Vendi ynë është mbështetës dhe mikpritës. Aktiviteti më i rëndësishëm i Shqipërisë. Nuk ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të zbresë i gjithë kontinenti në shprehje të qartë respekti për Shqipërinë dhe që e sheh vendin si faktor kyç në rajon dhe për shkak të rajonit në funksion të Evropës", tha Kryeministri. 

Duke e konsideruar protestën e opozitës si 'histori të 1912-s që vazhdojnë e tirren', Rama tha se ngjarje të tilla nuk mund ta marrin peng Shqipërinë dhe aq më tepër një samit të këtyre përmasave.

"Këtu flitet për masat e sigurisë të kërkuara dhe garantimin e sigurisë të gjithë udhëheqësve të Evropës", tha ai. 

Kujtojmë se në datën 6 dhjetor në të njëjtën ditë kur krerët e Bashkimit Europian dhe ato të Ballkanit Perëndimor do të mbajnë samitin në Tiranë, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka bërë thirrje për protestë në kryeqytet. Në daljet e tij për mediat, Berisha ka theksuar se protesta duhej të konsiderohej si akt mikpritje për krerët e BE ndërsa është shprehur se qëllimi ishte t’u tregonte liderve të Bashkimit Europian gjendjen e vërtetë të vendit. Thirrjes së Berishës i është bashkuar edhe kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sa i përket masave të sigurisë të ndërmarra, për mbarëvajtjen e samitit pritet të angazhohen rreth 1500 forca policie. Me anë të një njoftimi, policia e shtetit ka bërë me dije se disa akse kryesore rrugore në kryeqytet, do të jenë të mbyllura për të garantuar lëvizshmëri dhe siguri të plotë për delegacionet e vendeve pjesëmarrëse në samit.

Pavarësisht se policia dhe bashkia kanë refuzuar kërkesën e Rithemelimit për zhvillimin e protestës me argumentin se cënonte sigurinë kombëtare, kjo nuk e ka penguar aspak ish kryeministrin Sali Berisha i cili ka njoftuar se protesta do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ndërsa sot, përfaqësues të Rithemelimit, në një takim me drejtorin e policisë së Tiranës, kanë bërë me dije se protesta do mbahej sido që të ishte përgjigjia e policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:37
Akuzat për Taulant Ballën? Rama: I ruhem gjysmë të vërtetave, kush akuzon të sjellë faktet

I pyetur për akuzat e bëra së fundmi për kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se është përgjuar për çështje që lidhen me krimin në Elbasan, Kryeministri Rama tha sot se të gjithë ata që akuzojnë të nxjerrin provat.

“Si mund të ketë një të vërtetë tjetër përces asaj që bazohet në fakte. Unë i besoj fakteve dhe nuk merrem me spekulime. I ruhem shumë gjysmë të vërtetave se ato janë gënjeshtrat më të mëdha. Nëse kanë fakte akuzatorët t’i sjellin sepse ata janë të detyruar që nga koha e Romës.  Unë modestisht i jam vënë në dispozicion së vërtetës. S’ka të vërtetë absolute, por asaj që unë besoj se është e bazuar në fakte”, ka thënë Rama.

Ora 13:18
6 dhjetori ditë pushimi? Rama: Jo, puna vazhdon normalisht

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 6 dhjetori, dita kur do të mbahet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor nuk do të jetë ditë pushimi zyrtar ashtu siç ishte raportuar. Rama theksoi se puna do të vazhdojë normalisht.

Nuk është marrë ditë pushimi. Lajmi rremë dhe puna do të vazhdojë normalisht.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 02/12/2022 01:30

    Pse e ndalove vllaun që mos të marr pjes në Samit o Edvin shkjau shqipfolës…do ta kështu më lehët që ta mbrohet serborusin pa Vucicin prezent apo jo , o tradhtar l…!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 01/12/2022 15:31

    Ti kryeminister je strumbullari kryesor ne Shqiperi sot e 10 vjet, prej nga gjenerojne gjysem te vërtetat ose genjeshtrat e mashtrimet me te medha per te mbajtur pushtetin,mbuluar krimin dhe mbajtur pasurine e vjedhur ģate

    Përgjigju
  • Maliq: 01/12/2022 15:04

    Ka ligj shteti or ti. Nuk ka pagu taksa 6 vite, qe ta prish shteti! Duhet ta kesh komplet pa leje qe ta bleje....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës