Masat për samitin e 6 dhjetorit, ‘Rithemelimi’ takim me drejtorin e policisë: Po i njoftojmë, s’ka rëndësi nëse s'bien dakord! Do jetë protestë paqësore

Refuzimi nga autoritetet për protestën e paralajmëruar nga Berisha më datë 6 dhjetor nuk e ka ndalur ‘Rithemelimin’ të tentojë ‘negociata’.

Dy përfaqësues të Rithemelimit, Çlirim Gjata dhe Ervin Minarolli kanë shkuar sot në takim me drejtorin e policisë së Tiranës për të thënë se protesta e 6 dhjetorit nuk cenon sigurinë e vendit dhe se do e mbajnë në Bulevard.

Data 6 mars përkon njëherësh edhe me ditën kur në Tiranë do të zhvillohet samiti historik ku pritet të vijnë të gjithë krerët e BE-së. Me këtë rast, policia e Tiranës dhe Bashkia kanë refuzuar kërkesën e Rithemelimit për të zhvilluar protestën e thirrur nga ky i fundit në Bulevard.

Të pyetur nga gazetari i Report Tv Sokol Dema, nëse kishin marrë aprovimin e policisë, përfaqësuesit e ‘Rithemelimit’ u shprehën se protesta nuk e cenon sigurinë dhe se do të jetë paqësore.

“Pra siç e dini kemi kërkuar disa ditë më para një protestë të opozitës më 6 dhjetor në orën 12:00. Kjo kërkesë s’na është plotësuar për duan të na ndryshojnë vendndodhjen për arsye të sigurisë dhe për këtë diskutuam sot.

Argumenti i tyre ishte se kjo protestë cenon sigurinë por ne u thamë që do mbajmë protestë paqësore.

Pyetje: A ra dakord policia:

S’është pjesë për të rënë dakord policia, ne thjesht i njoftuam. E drejta e tubimit është e drejtë ligjore. “- thanë përfaqësuesit e Rithemelimit.

Kujtojmë se dje duke marrë shkasë nga bllokimi i rrugëve dhe masave të rrepta për samitin e liderëve evropianë, Berisha ka “orkestruar” me banorët e njësisë numër 5 sesi duhet të veprojnë protestuesit. Ish kryeministri u shpreh se nëse bllokohen rrugët me datë 6, të gjithë protestuesit që do të vijnë nga qytetet e tjera të Shqipërisë, të vijnë më datën 5 dhjetor dhe të strehohen në Tiranë.

Ky Samit që është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin, po zhvillohet në një kohë kur klima politike në Tiranë nuk është e qetë. Kjo sepse po në 6 dhjetor, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë dhe pavarësisht se Policia dhe Bashkia nuk i kanë dhënë leje, ai këmbëngul që protesta do zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Nga ana tjetër, Qeveria ka vendosur ditë pushimi zyrtar 6 dhjetorin vetëm për Tiranën. Kjo do të thotë që ditën e martë, me datë 6 dhjetor administrata dhe shkollat do të jenë pushim për shkak të masave të sigurisë. Tirana do të blindohet me forca të shumta sigurie. Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 01/12/2022 13:16

    Ju zakonisht i beni protestat naten se ujku mjergull do, c'ju gjeti kete radhe apo keni fytyra me te bukura para Europes???

    Përgjigju
  • LULI BISHT KALI: 01/12/2022 12:59

    O çfar tmeri çuni i prokurorit të kriminelit Enver Hoxha Çlirim Gjata na u bë demokrat e do boj demokraci si i jati Rüsten Gjata që ka dënuar me vdekje me qindra Shqiptar. A e kuptoni o Shqiptar se kush është Sali BAJGA me shok pak një pis hajdut kriminel i gjithi Teveqel.

    Përgjigju
    • Tutu: 01/12/2022 15:15

      Ne duhet thjesht te kuptojme qe ne kete rast jemi popull Teveqel…

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës