Samiti i Ballkanit, Rama: Një
marrëdhënie e re Ballkan-BE

Samiti i Ballkanit, Rama: Një<br />marrëdhënie e re Ballkan-BE
TIRANE - Kreu i qeverisë u ndal tek marrëdhëniet e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit, duke vënë theksin në rritjen e bashkëpunimit. Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi rëndësinë e “Korridorit të kaltër”.
 
“Një qasje e re ndaj rajonit bëhet e mundur në funksion të një marrëdhënie të re mes BE dhe Ballkanit. Kjo qasje e re nuk mund të jetë njëplanëshe, por disaplanëshe, e për këtë arsye ne kemi konceptuar dokumentin tonë të bazuar në ato shtylla të vendosura si bazë e diskutimit të konferencës. Ky është viti i parë që rajoni në historinë e vet jeton pa konflikte në kufijtë mes vendeve. Pa burime alternative të forta vështirë se mund të besohet në një rritje të qëndrueshme në vazhdim”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek çështjet kryesore ku do të fokusohen diskutimet gjatë samitit të Berlinit, ndërsa vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit mes Ballkanit dhe Bashkimit Europian. 

“Duhet të nxisim investime që të garantojnë ndërlidhjen brenda rajonit, por edhe përfshirjen në një rrjet të integruar të energjisë, pasi kjo do të ketë influencë në stabilitetin energjetik të rajonit tonë. Do të sigurojmë në afatmesëm dhe afatgjatë financime për të mbështetur sipërmarrjen. Për ne kë rëndësi forcimi i mbështetjes për arsimin profesionional i mbështetur në modelin gjerman. Po kështu me rëndësi është edhe turizmi, si një shtyllë e rëndësishme e diskutimeve. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm që ka kjo kohë. Kjo përbën edhe një shtysë të fortë nga ana e palës tjetër për t’iu afruar rajoni në një fazë të re, për të përmirësuar nivelin e jetesës të të gjithë rajonit. Me rëndësi është bashkëpunimi ekonomik në gjithë rajonin. Ne kemi propozuar të shkojmë më tutje sesa kuadri i investimeve në Ballkanin perëndimor, pasi mund të ngrihet një mekanizëm i fuqishëm për të gjitha vendet e rajonit për të rritur bashkëpunimin edhe me vendet e BE-së”.

Kryeministri Rama tha se dokumenti i cili i është paraqitur BE është ndarë edhe me palën gjermane, dhe me vendet e tjera pjesëmarrëse në konferencë.
 
“Dokumenti që i është paraqitur BE, është i pari i këtij lloji që Shqipëria i paraqet BE, dhe një forumi të kësaj natyre. Është ndarë me palën gjermane me të gjithë qeveritë e rajonit dhe pjesëmarrëse po ashtu edhe me komisionin dhe gjithë pjesëmarrësit e tjerë që do të jenë në konferencë. Kjo do të vazhdojë vit pas viti për të çuar përpara këtë iniciativë që e forcon bashkëpunimin mes BE dhe Ballkanit”, vijoi Rama.
 
Kryeministri ndërkaq, theksoi se edhe Kosova është e përfshirë në këtë konferencë, duke iu referuar edhe rakordimeve me kryeministrin Thaçi për diskutimet gjatë samitit të Berlinit.
 
“Kosova është e përfshirë në konferencë. Jam takuam me kryeministri Thaçi për të rakorduar diskutimet. Turqia është partneri ynë strategjik se bashku me Italinë dhe Greqinë. Janë tre partnerë tanë strategjik në funksion të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik”, tha Rama

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë