Kryeministri Edi Rama tha se kanë ftuar Greqinë dhe Italinë që të marrin pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd, por nuk kishin mundësi të shkonin. Megjithatë u shpreh se shpreson që të jenë të pranishëm në samitin e radhës që do të mbahet në Tiranë. Gjithashtu theksoi se do të donte shumë që Ballkanit të Hapur t'i bashkëngjiten vende si Turqia, Greqia, Italia e Hungaria.
“Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mund të ishin këtu por do të jenë sërish të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku në samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë vendet e rajonit tonë por ti bashkëngjiten edhe vende si Turqia, Greqia, Italia e Hungaria.
Kur po diskutonim për Ballkani i Hapur, tha një koleg ministër i BE, pse nuk jemi të ftuar. I thashë do ta diskutoj me kolegët dhe do të jemi të hapur. Më vjen mirë që po vjen dita që duan të ftohet në Ballkani i Hapur sa më shumë vende. Për mua konfirmon se Ballkani është për Europën po kaq i rëndësishëm sa është Europa për Ballkanin dhe jam i bindur se do të jetë kështu për të gjithë miqtë tanë. Vijmë këtu pas një pasditeje për tu mbajtur mend. Në Panairin e Verërave të rajonit ku patëm mbi 100 prodhues dhe pamë së bashku dhjetëra shefa të kuzhinës në vendet tona. Dua të falënderoj Vuçiç dhe ekipin e tij sepse panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e të njëjtës fushë me famë botërore dhe në këtë panair ishim bashkë me prodhuesit tanë dhe nga shumë shtete të mirënjohura për prodhimin e verës në një hapësirë ku përtej asaj që duket u zhvillua një tjetër potencial i madh ekonomik dhe politik”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Samiti në Beograd! Vuçiç-Rama: Ballkani i Hapur çliroi tregtinë e mallrave ushqimore bazë mes vendeve tona! Kemi marrëdhëniet më të mira në histori (VIDEO)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
BE-ja bën thirrje për dialog dhe mbështet të drejtën për protesta paqësore në Serbi pas dorëheqjes së kryeministrit Vuçeviç
28 Janar, 16:37
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31