Samiti në Beograd! Vuçiç-Rama: Ballkani i Hapur çliroi tregtinë e mallrave ushqimore bazë mes vendeve tona! Kemi marrëdhëniet më të mira në histori (VIDEO)

Në nisjen e samitit të ‘Open Balkan’ në Beograd, fokusi ishin siguria ushqimore, energjetike dhe rritja kapaciteteve ndaj emergjencave. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se do firmosej marrëveshja për t’i dhënë fund kufizimit të tregtimit të mallrave ushqimore bazë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se nisma e ‘Ballkanit të Hapur’ ka bërë të mundur çlirimin e kontratave për të sjellë sigurinë ushqimore mes vendeve, për të ecur më tutje me krijimin e rezervave ushqimore, me magazinimin dhe lehtësimin e tregtimit. Gjithashtu tha se do të bashkojnë forcat për sigurinë energjetike dhe shtoi se kanë marrëdhëniet më të mira në histori.

Rama u shpreh se kanë rënë dakord që të krijojnë një sinergji për të thithur investime më të mëdha në rajon, duke shfrytëzuar eksperiencat, eksperiencën fantastike që ka Serbia për thithjen e investimeve. Një koment e kishte edhe për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi duke shprehur falënderim për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili sipas Ramës dha një sinjal shumë të qartë për të gjithë “zgjedhja është e parë është paqja, zgjedhja e parë është zgjidhja për njerëzit.”

Edhe pse Kosova refuzon të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur, për shkak të konfliktit me Serbinë, kryeministri Edi Rama thotë se arritja e marrëveshjes për dokumentet mes dy shteteve erdhi si rezultat i bashkëpunimit rajonal.

Mbështetja për Open Balkan është zgjeruar. Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavushollu e konsideron strategjik bashkëpunimin e Ballkanit, në kushtet kur BE-ja po ecën mbi interesa të brendshme për zgjerimin, ndërsa bën thirrje për zgjidhjen e çështjes së targave Kosovë-Serbi.

Edhe pse shtet anëtar i BE-së Hungaria e vlerëson integrimin rajonal të domosdoshëm në përballimin e krizave, që erdhën nga pandemia e lufta.  Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi në këtë samit sërish si të ftuara, shprehin bindjen se anëtarësimi në Ballkanin e Hapur është i domosdoshëm për t’u mbijetuar krizave dhe emergjencave të papritura.

Në takimin e ardhshëm që do të mbahet në Tiranë, u ftuan sërish Turqia, Greqia, Italia e Hungaria. Në samitin në Beograd, Rama tha se munguan ministrat e jashtëm të Italisë dhe Greqisë për shkak të angazhimeve të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
​​​​​​​Sa i rëndësishëm është Ballkani i hapur për turizmin? Ministrja për Report Tv: Moment emancipimi, kemi nevojë të hapim tregjet

 

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro e pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka theksuar se Ballkani i Hapur nuk duhet parë thjesht si shkëmbim por si një emancipim shumë të rëndësishëm pasi turizmi në vetvete është ekonomi.

‘Një samit është në kontestin që bëhet pikërisht për turizmin. Që në samitin e shkuar ne praktikisht bëmë të ditur një ritual që filloi nga Beogradi dhe do të vijojë me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ideja është se praktikisht vera dhe ushqimi janë tradita jonë dhe këto elementë po vendosen në ekonomi, kulturë etj. Shprehin në vetvete gjëra që nuk kanë qenë ndonjëherë pjesë e axhendës, me të cilën Ballkani i hapur do që ti paraqitet jo thjesht vendeve të rajonit por edhe vendeve të tjera të Evropës. Pra, nuk është thjesht një shkëmbim ekonomik, si moment emancipimi shumë të rëndësishëm sepse praktikisht turizmi është ekonomi. Vendi tona janë të vogla dhe kanë nevojë të hapin turizmin e tregjet.’- tha Kumbaro.

Ora 11:30
Vuçiç kujton takimin e parë të Ramës 70 vite pas atij të Titos me Enver Hoxhën

 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kujtoi takimin e parë të tij me Edi Ramën 70 vite pas takimit të Titos me ish liderin komunist Enver Hoxhën.

“Më kujtohet takimi i parë pas 70 vjetësh, pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë dhe Rama. Ishte një takim me një energji të jashtëzakonshme politike e diplomatike.

Por gjithashtu dhe komunitetet tona, bizneset. Unë jam shumë krenar të them që kemi marrëdhëniet më të mira në histori mes Beogradit dhe Shkupit. Besoj do të ishte një vendim i zgjuar që këto marrëdhënie të ruhen edhe në dekadat që do të vijnë." tha ai.

Ora 11:25
Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Evropa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor

 

Ministri i Jashtëm i Hungarisë ka thënë se nevoja për Ballkanin Perëndimor në Evropë është i madh. Shmangia e trysnive do të bëhej me integrimin e vendeve të rajonit në BE.

‘Evropa padyshim ka nevojë për Ballkanin Perëndimor. Këtu na duhet të shprehim nismën tonë për Turqinë. Në mënyrë që të shmangim skenarë më të cilët u përballën në 2015 na duhen vendime të bashkërenduara me vendet këtu. Ja pse mendoj se integrimi i rajonit do të na ndihmonte ne evropianëve të shmangnim trysninë e sigurisë nga Lindja dhe Jugu.’- tha Peter Szijjarto, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë

Ora 11:18
Mevlut Çavuşoglu në Beograd: Ballkani i Hapur, urë mes rajonit dhe Bashkimit Evropian! Turqia ju mbështet

 

Mevlut Çavuşoglu, ministri i Jashtëm i Turqisë, i pranishëm në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd tha se Turqia e mbështet këtë nismë dhe e konsideron si një urë mes rajonit dhe Bashkimit Evropian.

“E shohim këtë nismë si një urë mes Ballkanit dhe BE. Zgjerimi në të shkuarën ka qenë politika më e suksesshme e BE por tashmë unioni është kthyer me sytë nga vetja. Askush nuk mund të thotë një arsye pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritën kaq gjatë. Unë shpresoj që përvoja e tyre të jetë e ndryshme nga përvoja jonë. Anëtarësimi i Turqisë është politizuar. Shpresoj që më shumë vende t’i bashkohen Ballkanit të Hapur. Ballkani duhet të marrë nën kontroll fatin e tij. Ne do të mbështesim ccdo përpjekje për mirëqenien e rajonit. Ju uroj suksese’, tha kryediplomati turk, Mevlut Çavuşoglu.

 

Ora 11:13
Abazoviç: T’i mbajmë kanalet e komunikimit të hapura! Në shoqërinë globale askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm

 

Kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç në tryezën e samitit të Ballkanit të Hapur ka ndarë një mesazh mbi rëndësinë e vendeve të rajonit. Përmes frymës evropiane dhe shoqërinë globale bashkëpunimi mes vendeve bën që të ‘arratisemi’ nga zbatimi i politikës së vjetër shpjegoi Abazoviç.  

‘Kënaqësi të shohësh njerëz të ulur në të njëjtën tryezë ndërkohë që në arenën ndërkombëtare ka një luftë. Ballkani Perëndimor përmes nismës ka nevojë për një politikë të re progresive, kemi provuar gjithçka përveç bashkëpunimit, Ka ardhur koha të zgjedhim paqen dhe progresin. Ka ardhur koha për bashkim dhe përparim të frymës evropiane në rajon. Kjo nismë është e suksesshme, duke patur parasysh krizën që mund të vijë në dimër që mund të zgjatet deri në pranverë, ne duhet ti mbajmë kanalet e komunikimit të hapura. Qytetarët janë të ngopur me politikën e vjetër dhe nacionalizmat, duan bashkëpunim. Në shoqërinë globale askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm.’- tha Abazoviç.

Ora 11:09
Rama: Greqia, Italia, Hungaria dhe Turqia t'i bashkohen nismës 'Ballkani i Hapur'

 

Kryeministri Edi Rama tha se kanë ftuar Greqinë dhe Italinë që të marrin pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd, por nuk kishin mundësi të shkonin. Megjithatë u shpreh se shpreson që të jenë të pranishëm në samitin e radhës që do të mbahet në Tiranë. Gjithashtu theksoi se do të donte shumë që Ballkanit të Hapur t'i bashkëngjiten vende si Turqia, Greqia, Italia e Hungaria.

“Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mund të ishin këtu por do të jenë sërish të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku në samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë vendet e rajonit tonë por ti bashkëngjiten edhe vende si Turqia, Greqia, Italia e Hungaria.

Kur po diskutonim për Ballkani i Hapur, tha një koleg ministër i BE, pse nuk jemi të ftuar. I thashë do ta diskutoj me kolegët dhe do të jemi të hapur. Më vjen mirë që po vjen dita që duan të ftohet në Ballkani i Hapur sa më shumë vende. Për mua konfirmon se Ballkani është për Europën po kaq i rëndësishëm sa është  Europa për Ballkanin dhe jam i bindur se do të jetë kështu për të gjithë miqtë tanë. Vijmë këtu pas një pasditeje për tu mbajtur mend. Në Panairin e Verërave të rajonit ku patëm mbi 100 prodhues dhe pamë së bashku dhjetëra shefa të kuzhinës në vendet tona. Dua të falënderoj Vuçiç dhe ekipin e tij sepse panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e të njëjtës fushë me famë botërore dhe në këtë panair ishim bashkë me prodhuesit tanë dhe nga shumë shtete të mirënjohura për prodhimin e verës në një hapësirë ku përtej asaj që duket u zhvillua një tjetër potencial i madh ekonomik dhe politik”, tha Rama.

Ora 11:02
Kovaçevski: Bashkëpunimi hap kyç! Do ndihmojmë njëri-tjetrin dhe vendet e tjera, s’do ketë kufizime për tregtinë

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski është shprehur se bashkëpunimi i 3 vendeve hap dhe rrugë kyçe. Ai shtoi se mes vendeve nuk do të ketë kufizime në tregtinë e hapur dhe se do ndihmojnë njëri-tjetrit, ashtu siç fqinjët e mirë bëjnë.

‘Është e qarte se RMV, Shqipëria dhe Serbia me nismën e Ballkanit të Hapur kemi hedhur një  hap kyç në një rrugë kyçe. Ky bashkëpunimin sot mes 3 vendeve, ka hapur rrugën për ne që të menaxhojmë sfidat sigurisë të energjisë dhe ushqimit kur vendet në mbarë botën po përballen me krizë. Ne do ndihmojmë njëri-tjetrin dhe vendet tjera. Siç duhet të bëjnë fqinjët e mirë dhe bëjnë të gjithë, do ta ndihmojmë njëri-tjetrin nëse kemi vështirësi në produkte ushqimore, nuk do të ketë ndalesë për tregtimit, do të ketë qarkullim pa asnjë lloj kufizimi, bulmet, grurë, miell e kështu me radhë. Ministria jonë ka siguruar fonde për të siguruar burimet bujqësore. Qeveria, punon për të angazhuar të gjithë potencialet tona të energjisë, për tu përballur me krizën. Do japim edhe ndihmë financiare për qytetarët në nevojë. Ka potencial. Gjithashtu edhe po punojmë dhe për shkëmbimin e energjisë elektrikë.’- tha Kovaçevski  

Ora 10:50
Kryeministri i Bosnje-Hercegovinës: Nuk jemi pjesë e Ballkanit të Hapur prej 2 njerëzve që e bllokojnë, kjo do të zgjidhet pas zgjedhjeve

 

Zoran Tegeltija, kryeministri i Bosnje dhe Hercegovinës ka mbajtur fjalën e tij në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd duke thënë se nuk i vjen mirë që ftohet sërish si mik. Megjithatë theksoi se dy pengesat që ndalojnë Bosnje-Hercegovinën të anëtarësohet në Ballkanin e Hapur do të largohen pas zgjedhjeve të ardhshme në shtetin e tij.

“Është mirë të gjendesh këtu. Atmosfera dhe në kushtet ku punojmë janë të përsosura. Më vjen mirë t’i dëgjoj kur flasin për zgjidhet e problemeve për vendet e tyre dhe për të gjithë rajonin. Jam mirënjohës që gjendem i ulur këtu pranë tyre. 3 muaj më parë në Ohër thashë se shpresoj që fjala ime do të ishte e fundit si mike e Bosnje-Hercegovinës, por ja ku jemi sërish këtu. Ose samitet mbahen shpesh ose Bosnje-Hercegovina ka shumë probleme për tu bërë pjesë.

Procesi i BH është i synuar ndaj biznesit dhe qytetarëve. Do të përsëris sot nevojën që Bosnje-Hercegovina të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Hapësira e biznesit ka nevojë parë të katërta liritë njësoj si në BE. Shpresoj që shumë do të lexojnë dhe do të kujtojnë atë çfarë Vuçiç tha në fjalën e tij hyrëse, se si tregtia e produkteve ushqimore është përmirësuar falë vendimeve në samite dhe shkurtimit të kohës së pritjes në kufi.

Sot kemi nisur fushatat parazgjedhore dhe e dini çfarë ndodh. Politikanët janë aktiv, përpiqen të fitojnë mbështetjen e tyre. Janë të gjithë duke bërë fushatë por unë gjendem këtu si një mik i ftuar. Shoh sot në media se ata që pengojnë procesin e anëtarësimit në Ballkanin e Hapur po flasin sot për mua që jam këtu. Nuk jam këtu në emër të atyre që bllokojnë, por të atyre njerëzve të cilëve nisma e BH mund t’i japë vetëm përfitime. Kjo nismë është proces i pandalshëm se nuk i shkakton dëm askujt dhe bashkimi i Bosnjes në këtë nismë nuk pengon. Kjo pengohet vetëm nga 2 njerëz sot, por edhe kjo do të zgjidhet se zgjedhjet po afrojmë. Nuk më erdhi shumë mirë që dje në darkë nuk provuam verën dhe ushqimin e Bosnje Hercegovinës por kjo ndoshta vjen se nuk jemi pjesë”, tha Tegeltija.

Ora 10:49
Rama: Ballkani i Hapur lidhje solide, çliroi kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Nisma flet vetë

 

Nga Beogradi, Kryeministri Edi Rama foli për rëndësinë e Ballkanit të Hapur i cili bëri të mundur mbrojtjen, forcimin e marrëdhënieve. Rama bëri me dije se kjo nisme, është një marrëdhënie solide e cila çliroi kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut.

‘Dua ta them këtu me kënaqësi se dhe zgjidhja me karta e ID është zgjidhja e Ballkanit të Hapur.

Sot nuk jemi këtu për të celebruar verërat dhe ushqimet  e rajonit, jemi në samitin e dytë që zhvillohet në kontekstin e luftës në Ukraine. Jemi këtu për të marrë disa hapa që, nisen edhe nga ky kontekst. Dhe para se ti numëroj do them një fakt sepse ka ndodhur në dy samite, konteksti nga lufta vendet u përballen me furnizimin e grurit e drithërave dh pjesë e kësaj situate ishte dhe Shqipëria. Sepse, importuesit tanë të drithërave kishin kontrata me prodhuesit serb në një kontekst ku Serbia si të tjerët bllokoi çdo eskport. Ishte Ballkani i Hapur kjo lidhje solide që i çliroi kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,. Buka s’është gjë simbolike, është bukë, është për popullin. Do e bënim dot nëse do ishim në rrugën e konflikti permanent? S’do ishte mundur. Do ishte mundur që ne të nënshkruanim nj marrëveshje mes vendeve e tona, për të ecur më tutje me krijimin e rezervave ushqimore, magazinimin, duke vazhduar forcat për të vënë në dispozicion forcat që kemi? Hapi tjetër për sigurinë energjetike, sepse në samitin e kaluar kemi ndërtuar një masë për energjinë në këtë krizë që është që ne të mund sërish të bashkojmë forcat. Çfarë e ka serbia etj ta kenë të gjithë. Si kush do e imagjinonte që sot për ti ardhur në ndihmë vetes, ne mund të parashikojmë marrëveshje që janë mundësi të shfrytëzojmë potenciale që kemi dhe të marrim më shumë energji. Kështu do të vazhdojmë me investimet, kemi rënë dakord për një sinergji, eksperiencën shumë të respektueshme që ka Maqedonia e Veriut. Në funksion të ofrimit të hapësirës të Ballkanit të Hapur, së fundmi, kush do ta imagjinonte që ne do të kishim kapacitete operacionale të sigurta për vendin,. Dua ta mbyll që faktet e shifrat flasin vetë, mjafton të shihni se çka ndodhur në 7 muajit e fundit çka ndodhur me të tria vendeve.

Mjafton të shohim fluksin sesa shumë kohë e vite kemi humbur dhe ccfarë potenciali të madh ka.

(...)

Nuk ka nevojë të shpjegojmë as për të shpjeguar si gjysmë të zënë në faj se cpo bëjmë. Kush ka pasion dhe dëshirë, nisma flet vetë. E konsiderojmë nismën edhe për të tjerë miq, askush nuk duhet të bëhet xheloz për ne. I ftojmë të gjithë pa popblem, rëndësi ka që ambasadorin amerikan e kemi këtu kështu që jemi të mbrojtur nga çdo keqkuptim.’ – tha Rama.

Ora 10:48
Rama batutë me ambasadorin e SHBA-së në Serbi: Kujdes se na kupton çfarë flasim

 

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në samitin e Ballkanin e Hapur në Beograd duke bërë batutë me ambsadorin e SHBA-së në Serbi, Christofer Hill.

“Ambasadori si të gjithë amerikanët di gjuhën e tij dhe tonën prandaj kur flisnin në prani të tyre bëni kujdes se na kuptojnë. Jam po ashtu shumë i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe 2 miq shumë të rëndësishëm për ne që përfaqësojnë 2 vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë. Ministri i Jashtëm i Turqisë, miku ynë, të cilin dua ta falënderoj për praninë. Turqia është partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë por edhe aleat i të gjithë proceseve pozitive si dhe ministri i Hungarisë, të cilin dua po ashtu ta falënderoj”, tha Rama.

Ora 10:32
Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, Rama: Shpreh respekt për Vuçiç! Dha sinjalin e qartë se zgjedhja e parë është paqja

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd.

"Dje mund të mos ishim fare këtu, mund të ishte ditë ku mediat do ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh mes kufirin Serbi-Kosovë dhe tregoi se cila është rruga dhe zgjedhja e ballkani i hapur. Sot dua ta them se edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identeti është një zgjdhje e ballkani i hapur. Dje ia thashë një gazetare serbe se nuk duhet të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova e vendet e tjera duhet të ishin në ballkani i hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zjgihdje, ka dhënë sinjal të qartë për të gjithë që zgjedhja e parë është paqja, zgjidhja për njerzit. Kjo nuk zgjidh atë që mbetet për tu zgjidhur e as nuk e bën çështjen që ne na ndan, por kjo është rruga", tha Rama.

Ora 10:28
Vuçiç: Nisma do të ndihmojë në forcimin e vendeve dhe rajonit, do jemi një zë në Ballkan! Do nënshkruhen dokumentet për angazhimin e së ardhmes

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij të nisjes së samitit të Open Balkan ka folur për rëndësinë dhe forcimin e vendeve të rajonit falë kësaj nisme. Finalizmi i marrëveshjes do të mundësojë që të gjitha vendet e rajonit të jenë në një zë.

‘Së pari do doja të falenderoja të gjithëve që jeni sot këtu me ne po organizojmë këtu, Unë Rama dhe Kovacevksi jemi organizatorë të këtij evenimenti dhe shpresoj që të tjerë pas nesh të organizojnë të tilla evenimente.

Për ne kjo është e një rëndësie maksimalë sepse qysh prej themelimit të kësaj nisme më duket se asnjëherë nuk ka tërhequr vëmendje dhe energji sesa tani, vetë projekti. E them këtë sepse, më duket se, masa sesa do të sigurojmë një bashkëpunim të mirë të vendeve tona varet në sukses të kësaj nismë. Ky takim është i pari pas çeljes së negociatave së Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe dua t’iu përgëzoj, besoj se aq sa mundi Serbia ndihmoi dhe shpresojmë të vazhdojmë të kontribuojmë. Të na japë mundësi të flasim në një zë në rajon. Ecuria që kemi ecur deri tani nuk është e vogël, jemi të kënaqur, më duket sikur do punojmë më shpejt e më fort. Krijimi i kontrolle të gjelbra të kontrolleve ushqimore, Qafë Thanë e Tabanucë, shkurtojnë orët në 15 minuta pra është pak më e lehtë të bëjmë biznes. Autoritet do të bëjnë përpjekje për të ulur kohët e pritjes në këto pika kufitare.

Do të nënshkruajmë sot dokumente angazhime të së ardhmes. Marrëveshjen për Mekanizmin e Furnizimit të produkteve themelore mes Ballkanit perëndimor. Cili nga vendet tona merr vendim të ndalë eksportimet në kuadër të Ballkanit të Hapur, nëse e bën Serbia apo Shqipëria dhe Maqedonia nuk do ndikojë në vendet e tjera. Planet e mbrojtjen civile. Fondi i bashkëprodhimit, lëvizja me dokumente të identitetit është një tjetër gur kyç në thelb të kësaj nismë. Ftoj të gjithë të kuptojë rëndësinë e këtij projekti. Taskforca për parandalimin e krizës do të jetë i rëndësishëm, u bë në Tiranë, e dimë që do jetë i vështirë. Edhe ne s’jemi mirë por do të ndihmojmë. Jam i gëzuar sepse, tri vendet tona, kanë treguar se një eveniment kaq i rëndësishëm ka qenë i mundur të krijohet në nivelin e një klasi botëror. 

Kjo është bërë e mundur në mënyrën më të mirë mes vendeve tona.- tha Vuçiç 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/09/2022 02:31

    Kjo nisme me kujton takimet ballkanike qe filluan aty nga fundi i viteve 80'.Ishte nje kohe e bukur,paqesore dhe gjithecka u hodh ne ere kur Serbia filloi sulmin kunder ish-republikave dhe shkateroi jo vetem Jugosllavine,por gjithe bashkepunimin ballkanik.E imagjinoni sikur /Ballkani i hapur/ te kishte filluar qe atehere,ku do te ishim sot? Duket qe Turqia dhe Hungaria kane shfaqur interes,po keshtu dhe B-H.Sa me shume vende ballkanike t'i bashkohen kesaj nisme,aq me mire eshte.Ndoshta ka ardhur koha te rifillohet aty ku u la ne mes te rruges.Nje verejtje kam per Ramen,Italia nuk eshte pjese e Ballkanit qe e fton te behet pjese e /OPEN BALKAN/,po te jete ndonje bashkim mesdhetar,adriatikas,apo jonian,atehere eshte O.K.

    Përgjigju
  • noel: 02/09/2022 14:16

    kjo nisem do te na sjelli shum te mira ne vend dhe shum respekte per marrdheniet e mira qe keni dhe e gjitha eshte merita juaj

    Përgjigju
  • frida: 02/09/2022 14:15

    shum suksese ne takimin e sotem dhe keto marrdhenie me shtetet e tjera te forcohen akoma dhe me shume

    Përgjigju
  • Neo: 02/09/2022 13:04

    Ballkani i hapur eshte nje projekt mjaft i miri i cili do te zhvilloj akoma dhe me shume vendet tona

    Përgjigju
  • Semi: 02/09/2022 13:04

    Suksese ne kete takim te sotem i cili do te jet mjaft vendimtare per vendet tona

    Përgjigju
  • Ledio: 02/09/2022 12:28

    Keshtu ka nisur edhe bashkimi europian mes 3 shteteve dhe tani te gjithe lakmojne te behen pjese e saj

    Përgjigju
  • Albano: 02/09/2022 12:24

    Gjeja me pozitive qe do arrihet nga kjo marreveshje eshte se do kete tregeti te lire mes vendeve te ballkanit

    Përgjigju
  • mirjon: 02/09/2022 12:02

    rama ruan marrdhenie dhe shoqerore me ta pervecse marrdheniet ne lidhje me open ballkan qe do na sherben e ne vazhdim

    Përgjigju
  • katunari: 02/09/2022 12:01

    nje fllucke sapuni, mundesi per maqedonin e veriut dhe serbis per te pasur akses ne det. Edi Rama nje idiot anti kombetar

    Përgjigju
  • erik: 02/09/2022 12:00

    Batuta te tilla jane ato qe pervecse i japin lezetin por gjithashtu tregojne se rama pervec marrdhenieve politike e diplomatike ruan marrdhenie dhe shoqerore me ta

    Përgjigju
  • Aldi: 02/09/2022 11:16

    Nese behet e mundur nje treg i lire do kemi me shum eksporte dhe ekonomi me te forte

    Përgjigju
  • fatmir: 02/09/2022 11:16

    nga open balkan vendi yne do kete shume perfitime

    Përgjigju
  • alma: 02/09/2022 11:15

    Ballkani i hapur eshte nje nisme shume e mire qe eshte marre ndonjeher

    Përgjigju
  • Alfred: 02/09/2022 11:14

    Tregu i lore i mallrave sjell vetem perfitime. Me pak taksa doganore do te thote produkte me cmim me te lire ne treg

    Përgjigju
  • koli: 02/09/2022 11:04

    serbia eshte me shume ne anen e rusis sesa te amerikes dhe me te vertet duhet te kete kujdes

    Përgjigju
  • ylli: 02/09/2022 11:03

    hahaha e bukur kjo shume kujdes duhet te ken

    Përgjigju
  • Elsa: 02/09/2022 11:00

    Nje mundesi zhvillimi mjaft e mir per ne sepse ofron mundesi te medha

    Përgjigju
  • Dora: 02/09/2022 10:59

    Nje mundesi mjafte e mir kjo e ballkanit te hapur shpresojme te kemi sa me shum perfitime

    Përgjigju
  • Arbërori: 02/09/2022 10:51

    Të çliroi zoti dhe serbia o Edvin shkjau shqipfolës adhuruesi i Putinit o tradhtar leshi

    Përgjigju
  • Turi: 02/09/2022 10:50

    Bravo kështu duhetbtë bëhet fqinjësi e mirë , bashkëpunim dhe paqe . Disa që bëjnë si patriota janë vetëm disa maskarenj që duan destabilizim dhe urrejtje , mos të nderhyjë as Europa dhe as amerika të bëhet ai duan shtetet e Ballkanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive