Samiti i BE më 6 dhjetor, Kurti: E kthen Tiranën kryeqendrën e Evropës, dua që Ballkani të bëhet evropian e demokratik

Pas mbledhjes së 2 kuvendeve Albin Kurti udhëtoi drejt Kukësit ku duke folur për samitin e 6 dhjetorit, tha se dëshiron marrëdhënie më të mira mes BE dhe Ballkanit. Ky samit, thotë Kurti, e kthen Tiranën në kryeqendrën e Europës.

“Kosova dëshiron që Bashkimi Evropian të ketë marrëdhënie shumë të mira me Ballkanin Perëndimor dhe Ballkani të behet evropian dhe demokratik” Kështu deklaroi nga Kukësi, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, I pyetur mbi samitin e BE-së që do mbahet në Tiranë me 6 dhjetor.

Kryeministri Albin Kurti, ishte pasdite në Kukës ku takua me Kryetarin e Bashkisë Safet Gjici dhe ku bashkë me ish kryeministrin Pandeli Majko dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit. Kurti nderoi dhe  vendosi një tufe me lule  edhe tek varri  Hasan Prishtinës, i cili prehet ne varrezat e dëshmoreve të kombit në Kukës. Kryeministri I Kosovës Albin Kurti bashkë me kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici  u shpreh se në shtator të vitit të ardhshëm në Kukës të dyja shtetet do të zhvillojnë një mori aktivitetesh në nderim të 150 vjetorit të lindjes së një prej figurave më madhore të kombit shqiptarë, Hasan Prishtina.

”Ky samit e kthen Tiranën kryeqendrën evropiane. E unë dua sa më shumë marrëdhënie të mira mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. Kam dëshire dhe dua qe Ballkani te behet evropian e demokratik. Gëzohem shumë që ky samit po mbahet në një kryeqytet si Tirana. Ne jemi të bindur që BE është e ardhmja dhe fati jonë. Me zi pres që ne si qeveri e  shtet I Kosovës ti bashkëngjitemi BE e krejt Ballkanit”.

Më 6 dhjetor, liderët e Bashkimit Europian do të vijnë në Tiranë pasi do të mbahet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor. Në samitin që mbahet për herë të dytë brenda vitit, mes liderëve që pritet të vijnë në kryeqytet janë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat. Nga ana tjetër, Serbisë po i kërkohet më shumë progres në dialogun me Kosovën për të avancuar në procesin e integrimit në BE.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan: 27/11/2022 18:47

    Mos e dhit fare o Albin. Burri sdel foto mw imbecila e ordinera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës