TIRANE - Edhe Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur rreth Samitit të Berlinit të zhvilluar pasditen e sotme në Berlin për Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në Facebook, Basha vlerëson këtë takim si një investim të rëndësishëm të rrugëtimit evropian të rajonit.

Ai thekson vëmendja e BE-së karshi Shqipërisë, është një ndihmë e madhe sipas Bashës ndaj kanosjes oligarkike dhe sulmi kundër standarteve demokratike në Shqipëri.

“Takimi i Berlinit eshte nje investim i rendesishem per rrugetimin europian te Ballkanit Perendimor. Lidershipi i kancelares Merkel dhe kreut te Komisionit Barroso (njeheresh personalitete te te djathtes europiane) eshte shume i dobishem per ecurine aktuale te Shqiperise. Ne keto momente kanosje oligarkike dhe sulmi kunder standardeve demokratike, vemendja e shtuar e BE-se ofron nje ndihme te madhe ne perpjekjet tona per nje Shqiperi demokratike, moderne dhe Europiane.” Shkruan Basha në Facebook.

Samiti i Berlinit u zhvillua sot me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel, lidhur me vendet e rajoniy si dhe progresi i bërë në rrugëtimin drejt BE. 

basha fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)