Samiti i Berlinit, Merkel: Korrupsioni
problemi më madhor që ka rajoni

Samiti i Berlinit, Merkel: Korrupsioni<br />problemi më madhor që ka rajoni
BERLIN - U mbajt sot Samiti për Ballkanin Perëndimor në Berlin nën drejtimin e kancelares gjermane Angela Merkel. Samiti u zhvillua në sallën e mbledhjeve të qeverisë gjermane me dyer të mbyllura, ndërsa të pranishëm ishin kryeministrat e Ballkanit perëndimor si dhe Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Gjithashtu i pranishëm në këtë samit ishte edhe Kryeministri austriak Michael Spindelegger.
 
Në fjalën e saj hapëse, kancelaria Merkel, teksa falënderoi pjesëmarrësit për pranimin e ftesës, theksoi se "nevojitet një intensifikim i marrëdhënieve mes vendeve tona, pasi shumë gjëra mund të bëhen bashkarisht".
 
"Ka shumë gjëra që mund të bëhen bashkarisht. Nevojitet intensifikim i marreëdhënieve mes vendeve tona. Në këtë vit është 100 vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore, dhe 75 vjetori i mbarimit të Luftës së Dytë. Po ashtu ky vit shënon edhe 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Sot Ballkani është në paqe." tha Merkel

Kancelarja Merkel gjithashtu u është drejtuar me një mesazh të gjitha vendeve pjesëmarrëse në samit se korrupsioni mbetet problemi më madhor dhe vetë qytetarët e këtyre vendeve janë të mërzitur, dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë.

Sipas Merkel çdo vend ka mundësi për t’u anëtarësuar në BE por se kjo do të varet nga implementimi i reformave të kërkuara nga vendet anëtare të familjes evropiane. Në këtë drejtim kancelarja gjermane u shpreh se keqmenaxhimi, krimi i organizuar dhe ekonomia informale mbeten problemet e vazhdueshme për të gjitha vendet e rajonit. 

“Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë. Keqmenaxhimi, krimi i organizuar dhe ekonomia informale është në të gjitha vendet një problem i vazhdueshëm, po ashtu edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve. Prandaj çdo vend, duhet të krijojë premisat për pranimin në Bashkimin Evropian në sektorët e sundimit të ligjit dhe punën efikase të administratës. Harkun kohor vendet mund ta influencojnë vetë përmes reformave vendimtare strukturore. Një gjë është e qartë: "Të gjithë kanë shansin për t'u bërë anëtar i Bashkimit Evropian." theksoi Merkel

Po ashtu, kancelarja Merkel u shpreh se rëndësi për vendet e rajonit është "të mos i perceptojnë kriteret e pranimit në BE si barrierë, apo pengesë, por si nxitje për të punuar me të vërtetë me sukses për qytetarët e tyre."

Ndër të tjera siç raporton gazetarja e A1 Report e cila ndodhet në Berlin, Joniada Koçi, faza e dytë e diskutimeve gjatë këtij samiti kishte të bënte me bashkëpunimin ekonomik. Siç raporton gazetarja Koçi, vendet e rajonit e kanë shumë të vështirë të arrijnë procesin e integrimit evropian pa përkrahjen ekonomike të BE-së.



barroso rama me logo

Barroso: Forcim sundimit të ligjit, vendet e rajoni shumë pranë BE
Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij Kreu i KE-së Barroso, theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë pranë BE-së, por nevojitet një forcim i sundimit të ligjit dhe demokracisë. Ai vlerësoi progresin e bërë nga vendet e rajonit, ndërsa shtoi se është i nevojshëm një bashkëpunim rajonal.

Në këtë kuadër, kreu i Komisionit Evropian, nënvizoi se projektet në fushën e bashkëpunimit energjitik dhe ndërlidhjes rrugore, janë tejet jetësore për Ballkanin. 

Më herët kryeministri Rama, përmes Twitter, ka njoftuar se është takuar me Ministrat e Ekonomisë së Austrisë, Gjermanisë dhe rajonit, ku thekson se çdo palë që merr pjesë në konferencë ka vlerësuar dokumentin e paraqitur nga vendi ynë


(Në video: Momentet e mbërritjes së kryeministrit Rama në Samitin në Berlin dhe takimi me Merkel)

RAMA
(Në foto: Kancelarja Merkel me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor)

Merkel: Qytetarët tuaj janë mërzitur nga korrupsioni!
Kancelaria gjermane Merkel iu drejtua me një mesazh vendeve pjesëmarrëse në Konferencën për Ballkanin Perëndimor lidhur me problemet me të cilat përballen shtetet e rajonit. Merkel theksoi se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë.

Sipas Merkel keqmenaxhimi, krimi i organizuar dhe ekonomia informale është një problem i vazhdueshëm në të gjitha vendet e rajonit. Në këtë mënyrë, Merkel nënvizoi se çdo vend duhet të krijojë premisat për integrim, pasi çdo vend e ka mundësinë e integrimit evropian
 
“Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë. Keqmenaxhimi, krimi i organizuar dhe ekonomia informale është në të gjitha vendet një problem i vazhdueshëm, po ashtu edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve. Prandaj çdo vend, duhet të krijojë premisat për pranimin në Bashkimin Evropian në sektorët e sundimit të ligjit dhe punën efikase të administratës. Harkun kohor vendet mund ta influencojnë vetë përmes reformave vendimtare strukturore. Një gjë është e qartë: "Të gjithë kanë shansin për t'u bërë anëtar i Bashkimit Evropian." theksoi Merkel
 
Merkel u shpreh se është e rëndësishme që vendeve të rajonit  t'u përcillet mesazhi, që ata "të mos i perceptojnë kriteret e pranimit në BE si barrierë, apo pengesë, por si nxitje për të punuar me të vërtetë me sukses për qytetarët e tyre."
 
Në këtë mënyrë, kancelaria gjermane ka përsëritur kërkesat e samitit të Dubrovnikut, i cili u mbajt në korrik. Aty kryetarja e qeverisë gjermane u premtoi vendeve të Ballkanit mbështetjen e saj për t'u pranuar në BE, por kërkoi edhe reforma në sistemin juridik dhe administrativ.
rama merkel me logo

(VIDEO: Merkel takim në Berlin me kryeministrat e Ballkanit perëndimor)
— Edi Rama (@ediramaal) August 28, 2014

Ahmetaj: TAP i rëndësishëm ul varësinë e rajonit nga gazin rus
Ndërsa ka nisur sesioni i dytë i Konferencës Ballkanike për politikën e jashtme, ministri i Ekonomisë, Ahmetaj në një lidhje telefonike për A1 Report ka dhënë edhe detaje nga sesioni i mbyllur, ai për ekonominë.

Ahmetaj ka treguar se gjatë takimit të ministrave të 7 vendeve të rajonit me atë Gjermanisë dhe Austrisë është diskutuar për çështjen energjisë dhe infrastrukturës. Sipas ministrit të Ekonomisë Dokumenti i paraqitur nga Shqipëria është konsideruar shumë i mirë dhe se vendi ynë është konsideruar si promotor për zhvillimin ekonomik.

Gjatë sesionit të parë është diktuar për rëndësinë e TAP në aspektin e afrimit të gazit dhe uljen e varësisë së rajonit me gazin rus. Dhe u fol për një hapje gazi në Shqipëri apo Greqi. Rëndësinë e TAP në aspektin e afrimit të gazit dhe uljen e varësisë së rajonit me gazin rus. Dhe u fol për një hapje gazi në Shqipëri apo Greqi.
 
“Çështjet që u diskutuan ka të bëjë me energjinë, infrastrukturën. Besoj se është pikë kthese që Gjermania por dhe BE do të ketë të tregut të Ballkanit Perëndimor. Panel i parë ai ekonomik ka të bëjë me energjinë, infrastrukturën, interkonjeksionin e sistemeve të vendeve të ndryshme të Ballkanit e më pas me BE-në. Rëndësinë e TAP në aspektin e afrimit të gazit dhe uljen e varësisë së rajonit me gazin rus. Dhe u fol për një hapje gazi në Shqipëri apo Greqi. Si dhe gazsjellësin “JAP” për të krijuar atë që quhet unaza e gazifikimit. Dokumenti i paraqitur nga Shqipëria është konsideruar shumë i mirë. Dhe i ka të gjitha mundësitë për t’u kthyer në një bazë të diskutimit si me BE apo drejtpërdrejt me Gjermaninë. Ky samit është pikë kthese si në aspektin ekonomik dhe atë të integrimit. Shqipëria konsiderohet një vend promotor për zhvillimin ekonomik. Konsiderohet si një vend me zhvillim të lartë ekonomik. Unë besoj se Gjermania si promotor do të bëjë punën e vet për të garantuar financime.”-tha në lidhje telefonike ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?