Ekskluzive/ Samiti i Berlinit në Tiranë, Michel për Report Tv: Optimist, vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë unionit! Rutte: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka folur ekskluzivisht për Report Tv. Para nisjes së Samitit të procesit së Berlinit, Charles Michel ka qenë mjaft optimist për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e tyre drejt Europës. Ai tha se ky eveniment historik do të bëjë të mundur që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë më pranë unionit.

Në një prenoncim ekskluziv për gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Michel u shpreh se politikat e zgjerimit në Rajon janë një investim që garantojnë paqen e prosperitetin në Evropë. Michel theksoi se Bashkim Europizn do mbajë premtimin për zgjerimin, duke thënë se është një investim për paqen.

‘Është një takim shumë i rëndësishëm sepse është esencial për vendet e Ballkanit Perëndimor. Procesi i Berlinit ka luajtur një rol kryesor duke i bërë gjërat më konkrete për njerëzit. Së shpejti do të kemi një samit edhe në Bruksel. Mendoj se në përfundim të këtij samiti është e rëndësishme që të biem dakord për disa marrëveshje në pjesën Rajonale për Njohje Reciproke është po ashtu e rëndësishme të ratifikojmë marrëveshjen në pjesën e mobilitetit në mënyrë të punojmë së bashku, bashkë. Që të sjellim vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë nesh, jam shumë i sigurt që zgjerimi është një investim në paqe dhe prosperitet.’- tha Michel.

Për Report Tv, foli edhe kryeministri holandez Mark Rutte, i cili kërkoi që të shtensionohen tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai theksoi se sot do të ketë mundësinë që të flasë nga afër me liderët e Kosovës dhe Serbisë mbi këtë çështje.  

“Kërkojmë shumë të shtensionohet situata. Kam folur me Vuçiç, sot po kështu kam mundësi të flas me kryeministren e Serbisë dhe atë të Kosovës. Shpresoj që të gjithë të ndihmojmë për të ulur tensionet”, tha Rutte.

Një koment e kishte edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, i cili tha se liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë një shans historik për të folur mbi situatën në veri. Ndërsa tha se temë e diskutimit do jetë rajoni dhe marrëdhëniet me Bashkimin Europian.

“Tema kryesore këtë radhë është të flasim për situatën në rajon, marrëdhëniet e fqinjësisë drejt Bashkimit Europian para se komisioni të nxjerrë raportin në nëntor. Gjithashtu të diskutojmë edhe për bashkëpunimin konkret që mbështetet nga projekte dhe që financohet nga fondi që ka alokuar BE për rajonin, gjithashtu edhe për bashkëpunimin në fushën dixhitale.

Jam i sigurt që do ta diskutojmë këtë çështje, është një situatë shumë e keqe që ka ndodhur para disa javësh. Ky do të jetë një shans për liderët e Kosovës dhe Serbisë që të na japin informacionet më të fundit”, tha Plenkovic.

Shqipëria pret sot Samitin e Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë liderë të BE dhe ata të Ballkanit që janë pjesë e kësaj nisme. Pritet të zbulohet “Plani i ri i rritjes” një paketë e gjërë investimesh për rajonin.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sala: 16/10/2023 16:55

    Ca thote ky me prane europes!!!tu na rrejte sa munden kto derra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë