Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë! Michel garant Rajonit: Zgjerimi brenda 2030, BE do e mbajë premtimin! Rama: Mbështetja ekonomike s'është realizuar

TIRANË- Për herë të parë, në Tiranë po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë liderët më të rëndësishëm europianë, si edhe ata të Ballkanit Perëndimor. Sytë e Europës janë drejt Tiranës, ndërsa presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel garantoi vendet e Ballkanit Perëndimor se Bashkimi Europian do të mbajë premtimin dhe se integrimi në union do të realizohet brenda 2030-ës.

‘Të jemi gati deri në 2030 për t’u zgjeruar. krahasimi me një nuse. ne po e përgatisim këtë dasëm. Zgjerimi proces bazuar në meritë”, tha Michel.

Kreu i qeverisë, Edi Rama nuk kurseu kritikat lidhur me Procesin e Berlinit, ndërsa ishte i ulur krah kancelarit gjerman Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi këtë nismë. Rama u tha në sy liderëve të Bashkimit Europian se premtimet ekonomike të procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht.

“Megjithatë më duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit te Berlinit nuk janë realizuar plotësisht për ta thënë në mënyrë të butë, sidomos kur krahasohet me mendësinë transformuese politike që ka sjellë. Angela Merkel e theksoi këtu, e theksoi këtë në Procesin e Berlinit në takimin e Polonisë dhe në fakt ajo tha që demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet”, tha Rama.

Rama theksoi se mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor ekziston një ndarje e frikshme klasore.

“Për të folur dhe diskutuar këtë, mund të them që fqinjët tanë të BE-së kanë marrë të paktën mbi 4500 euro për frymë, ndërkohë që vendet tona marrin 138 euro për frymë dhe këto shifra janë një dëshmi fillestare e shkallës së frikshme të një ndarjeje klasore do thoja e cila është thelluar dhe ka thelluar në mënyrë progresive ndarjen tonë në të njëjtën ‘’shtëpi’’ të Europës, në të njëjtin vit ku kriza të forta kanë goditur kontinentin ndërkohë që thellësia, rëndësia e këtyre krizave na kanë sjellë edhe më afër në nivel politik e njerëzor”, tha Michel.

Kreu i qeverisë shqiptare i kërkoi BE-së të mos vërë afate anëtarësimi.

"Në vend të kësaj do të pyesja; do të ishte më pragmatike që të riformësonim rrugëtimin nga bisedimet e anëtarësimit deri në anëtarësim dhe të mos nxitojmë duke vendosur afate anëtarësimi të cilat mund as të mos dakordësohen apo tu përmbahen 27 anëtarëve, por dhe të kundërshtojnë parimet e meritës të integrimit të plotë të secilit prej vendeve?", tha Rama. 

Olaf Scholz theksoi se ky samit tregon rëndësinë e pamohueshme të Rajonit në union.

“Është sinjal i fortë edhe fortësinë që ka Rajoni në këtë proces. Integrimi brenda për brenda Rajonit dhe ecuria e BE-së. Ndikimi i marrëveshje të firmosura vjet  te qytetarët e BP është konkret”, tha Scholz.

Takimi në Tiranë u zhvillua nën sfondin e tensioneve të forta mes Serbisë dhe Kosovës, pas sulmit të armatosur që ndodhi më 24 shtator, ku u vra efektivi Afrim Bunjakj. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërriti në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili i kërkoi BE që të ndëshkojë sulmin. Nga radhët e Serbisë mori pjesë kryeministrja Ana Brnabic, e cila bojkotoi foton familjare.

Mesazhet e liderëve kanë qenë të qarta edhe për Kosovën dhe Serbinë. Scholz tha se ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet, ndërsa Michel u kërkoi që të mos i “lënë fantazmat e të shkuarës që t’i vjedhin të ardhmen”.

"Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vijuar shumë më gjatë dhe që u mbajnë të gjithëve në vend numëro, edhe sulmi në veri të Kosovës e dha këtë mesazh", tha Scholz. 

Gjatë fjalimeve të gjithë liderët shprehën mbështetjen ndaj Izraelit dhe të drejtën e tij për t’u mbrojtur ndaj sulmeve të Hamas. Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez kërkoi veçanërisht mbrojtjen e civilëve dhe kërkoi njohjen e dy shteteve si e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund luftës.

"Dënojmë hamasin për sulmin ndaj izraelit. ka të drejtë të mbrohet. Mbrojtja e civilëve thelbësore. Të shmanget përshkallëzimi i dhunës dhe zgjidhje e paqshme Izrael-palestinë. njohja e dy shteteve që të mund të bashkëjetojnë në paqe e siguri me njëra-tjetrën", tha ai.

I pranishëm ishte edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili nuk harroi të fliste dhe për çështjen e Fredi Belerit, për të cilin këmbënguli sërish se duhet të betohet si kryebashkiak i Himarës, si kusht që Greqia të bie dakord për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.

Samiti u zhvillua për herë të parë jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi iu besua qeverisë shqiptare. Në orën 12:00 nisi sesionin i parë, ku u diskutua mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE. Në sesionin e dytë u diskutua bashkëpunimi për investime në fusha të ndryshme, ndërsa në fund do të këtë një konferencë të përbashkët Rama-Scholz Von der Leyen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Qëndrimi i ftohtë me Ramën, Kryeministrja e Serbisë: Nuk mund të jem e përzemërt me një njeri që kërkoi sanksione për Serbinë

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç pati një përshëndetje të ftohtë dhe protokollare me kryeministrin Edi Rama në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit në Tiranë. Për qëndrimin e saj të akullt ajo u shpreh që vjen prej faktit se Rama kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Kjo sipas saj, nuk është në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe as me atë që po bëhet me iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

Brnabić u përgjigj se “ndjehej kështu dhe se nuk mund t’i thoshte lamtumirë përzemërsisht njeriut që bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë .

Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me Shqipërinë, si me të gjithë në rajon. Nuk jemi thjesht politikanë, jemi edhe njerezorë. Dhe keshtu ndihem, nuk jam e kenaqur, nuk e di pse e ka bere, nuk ka fare kuptim, nuk eshte ne perputhje me marredheniet e mira fqinjesore apo ne perputhje me iniciativën e Open Balkan”, tha Brnabić.

Pasi mbaroi sesioni parë i punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare, por e vetmja që mungoi ishte kryeministrja e Serbisë. Por në një reagim për medien Serbe Brnabiç tha se ka qenë e pranishme në foton familjare, megjithëse në foton e publikuar në faqen e Këshillit Evropian, mungonte.

Kryeministrja e Serbisë s’mori pjesë pasi fotoja u realizua me flamujt e vendeve pjesëmarrëse, mes tyre edhe flamuri i Kosovës dhe ky i fundit duket hapur se ka bezdisur kryeministren serbe. Për të njëjtën arsye, rreth dy javë më parë edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç nuk mori pjesë në foton familjare në ministerialin e Ministrave të Jashtëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. 

Ora 18:40
Kapërcehet ngërçi pas ftesës për Begajn! Rikthehet ‘normaliteti’, Rama takohet me Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit grek pas përplasjeve mes dy vendeve për sa i përket çështjes së Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës në 14 Maj.

Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve për shit-blerje votash por Greqia ka kërkuar me ngulm lirimin e tij. Nga ana tjetër, Tirana zyrtare thotë se kjo çështje i takon drejtësisë dhe jo qeverisë shqiptare. Paraditen e sotme, Mitsotakis tha se në samit do të shtronte çështjen e Belerit duke kërkuar lirimin e tij për betim.

Ora 18:18
Samiti i Procesit të Berlinit, nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale

 

Në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, u firmos marrëveshja ndërmjet liderëve të Ballkanin Perëndimor, për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA). Vitin e kaluar u njohën mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.

Ora 18:14
Brnabiç mohon se bojkotoi foton familjare të Samitit: Aty isha, por ju s'më keni parë

1697473071_procesiiberlinit.JPG

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se ishte e pranishme në foton familjare të realizuar në Tiranë në kuadër të Procesit e Berlinit.

Por e pyetur se nga gazetarja e të përditshmes serbe “N1” se ku ndodhej ajo në foton e publikuar nga Këshilli Evropian, Brnabiç zgjedh të mos e tregojë.

“Dua të mohoj jo dezinformatat, por gënjeshtrën e hapur se nuk jam unë në atë foto. Unë jam në foto”, tha kryeministrja serbe dhe pse në atë të publikuar në faqen e Këshillit Evropian, Brnabiç mungonte.

Më tej ajo shtoi se doli më vonë, ishte dhe qëndroi aty për 10 minuta.

“Nuk e di se çfarë doni të vërtetoni”, përsëriti Brnabiç, duke theksuar se nuk e dinte se cila është fotoja zyrtare.

“Ata më thanë të dilja për një set fotografik dhe unë bëra. Qëndrova aty, pashë performancën, isha. Askush nuk ka asnjë problem me këtë, përveç jush”.

Ora 17:05
Qeveria e Serbisë: Brnabiç mori pjesë në foton familjare me liderët në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

Qeveria e Serbisë thotë se është ‘fake news’ lajmi se kryeministrja Ana Brnabiç nuk ka marrë pjesë në foton familjare me liderët në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Në një reagim zyrtar qeveria serbe njofton se kryeministrja ka marrë pjesë në fotosesionin e përbashkët të të gjithë liderëve të Evropës dhe të rajonit.

Por fotoja që mediat serbe kanë publikuar, shihet teksa kryeministrja e Serbisë po shijon performancën e grupeve popullore para liderëve të Evropës dhe Rajonit.

‘Qeveria e Republikës së Serbisë është e detyruar të mohojë shkrimet e disa mediave rajonale dhe vendase, të cilat raportojnë se kryeministrja Ana Brnabiç ka refuzuar të fotografohet me liderë të tjerë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Përkatësisht, Brnabic ka marrë pjesë në një fotosesion të përbashkët të të gjithë liderëve evropianë dhe rajonalë në Tiranë, siç mund ta shihni në fotot e bashkangjitura. Me këtë Serbia edhe një herë tregoi se nuk ndjek politikë izolimi, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut.

Gënjeshtrat e tilla të publikuara në opinion dëmtojnë edhe reputacionin e Republikës së Serbisë dhe përfitojnë vetëm ata që nuk ia dëshirojnë të mirën vendin tonë.

Pa synuar të hyjmë në arsyet e përhapjes së lajmeve të rreme, dëshirojmë të nënvizojmë edhe një herë se Republika e Serbisë, me qëndrimin e kryeministres në Tiranë dhe bisedimet e saj me liderët evropianë, ka konfirmuar se është e përkushtuar në mënyrë të përhershme ndaj politika e integrimit, bashkëpunimit dhe lidhjeve rajonale.’- thuhet në reagimin e qeverisë së Serbisë.

Ora 15:31
Nga pritja në tapetin e kuq, tek vallet përshëndetëse! Ja çfarë ndodhi në sesionin e parë të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë (FOTO)

 

Në përfundim të pritjes së liderëve të BE-së, të cilët erdhën një e nga një dhe përshkuan tapetin e kuq që i shpinte drejt Kryeministrisë, një mikpritje e ngrohtë ishte organizuar për ta me këngë dhe valle, duke sjellë “copëza” nga vendet që ata përfaqësojnë sot në samitin e Procesit të Berlinit.

Në tapetin e kuq, vëmendje mes të ftuarve mori veçanërisht ambasadori dhe diplomati i lartë polak, Artur Lorkoëski që ecte me paterica, duke lënë të kuptohet se as këmba e tij e thyer nuk mund ta ndalonte të merrte pjesë sot në këtë ditë të rëndësishme.

Ndërsa “i zoti i shtëpisë”, kryeministri Edi Rama bisedoi me të gjithë liderët që mbërritën para kryeministrisë.

Me Albin Kurtin pati një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje. E njëjta qasje ishte dhe me homologun grek Kiriakos Mitsotakis.

Rama tregoi gjithashtu shumë afrimitet me Abazoviç me të cilin s’pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por një përqafim dhe një foto shumë më spontane, ndërsa “akullin” me kryeministren e Serbisë Bernabiç nuk e theu as vallja tradicionale serbe.

Ndërsa mes përfaqësuesve të unionit, e vetmja që u duk se shijoi çdo moment nga mikpritja që Shqipëria u bëri liderëve evropianë ishte Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Ora 14:51
Nikolla përshëndet samitin e Procesit të Berlinit: Kuvendi, i vendosur për të  garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit evropian

1696684168_linditanikolla.jpg

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përshëndetur samitin e Procesit të Berlinit.

“Sot, në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, Shqipëria konfirmon lidershipin në proceset integruese dhe evropianizuese të rajonit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor dëshmojnë vullnetin për avancimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Vetë Bashkimi Evropian rikonfirmon vendosmërinë e politikave të zgjerimit, që fqinjët e partnerët nga Ballkani Perëndimor të bëhen sa më shpejt edhe anëtarë të familjes evropiane.

Kuvendi i Shqipërisë i uron sukses të plotë Samitit historik të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe shpreh vendosmërinë për të vijuar të  garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë!”, shkruan Nikolla.

Ora 14:32
‘O baba i kombit’, zbardhet biseda miqësore mes Abazoviçit dhe Ramës: O ma i miri i tanëve, hajde (VIDEO)

 

Teksa zhvillohej pritja e liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor nga kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, një episod mes këtij të fundit dhe Dritan Abazoviç nuk është pikasur nga kamerat.

Dy kryeministrat u takuan me njëri-tjetrin në mënyrë tejet miqësore, ku nuk mungoi as përqafimi mes të dyve.

Në një video të publikuar më vonë nga llogaria zyrtare e kryeministrit malazez, Dritan Abazoviç, zbardhet edhe komunikimi mes tyre.

Teksa ai zbret nga automjeti, Rama e thërret Abazoviç “o ma i miri i të tanëve, hajde”, ndërsa ky i fundit i drejtohet si “baba i kombit”.

Ora 14:14
‘Nuk pranoi flamurin e Kosovës’, Brnabiç vijon zakonin serb, bojkoton foton familjare në Samitin e Procesit të Berlinit

Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor realizuan foton familjare, pasi mbaroi sesioni parë i punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit. Të gjithë liderët u mblodhën për të dalë në foto, ndërsa e vetmja që mungoi ishte kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, edhe pse aty ishin të pranishëm liderët më të fuqishëm të Bashkimit Europian dhe vetë kancelari Olaf Scholz, vendi i të cilit ka iniciuar këtë nismë.

Brnabiç s’mori pjesë pasi fotoja u realizua me flamujt e vendeve pjesëmarrëse, mes tyre edhe flamuri i Kosovës dhe ky i fundit duket hapur se ka bezdisur kryeministren serbe. Për të njëjtën arsye, rreth dy javë më parë edhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç nuk mori pjesë në foton familjare në ministerialin e Ministrave të Jashtëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. 

Ndërkohë, kryeministri Kurti bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit ishin pjesë e fotos, e cila tashmë është kthyer në një traditë në çdo samit. Rama u shfaq krah Scholz dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ora 14:10
VIDEOLAJM/ Samiti i Procesit të Berlinit ‘oaz' traditash! Shfaqje me këngë e valle nga të gjitha vendet e Ballkanit

 

Ka përfunduar sensioni i parë në samitin e Procesit të Berlinit ku në fund, liderët e BE-së kanë marrë një tjetër surprizë. Në oborrin përpara Piramidës u dha një shfaqje me këngë e valle nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Ora 13:04
Michel: Nënshkruhet marrëveshja Rajonale për Njohjen Reciproke të Kualifikimit Profesional

 

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel tha se ditën e sotme do të nënshkruhet një marrëveshja Rajonale për Njohjen Reciproke të Kualifikimit Profesional

“Integrimit gradual në politikat e BE përftimet do ndodhin më shpejt nga qytetarët tuaj, ky integrim mund të ndodhë në fusha të ndryshme. Kemi kuadër ambicioz mbështetje. Edhe përfundimi realizmi tregut të përbashkët do ta bëjë më tërheqës për investimet. Një marrëveshje e re për njohjen kualifikimeve do nënshkruhen sot. Shpresoj që 3 marrëveshjet e lëvizshmërisë të ratifikohen”, tha Michel.

Ora 13:00
Rama kritika BE-së: Fqinjët marrin 4500 euro për frymë ndërsa Rajoni 138 euro! Dëshmi e frikshme e ndarjes klasore që thellon ndarjen tonë

 

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Evropian të cilët sipas tij ndajnë në klasa vendet e Rajonit në krahasim me vendet e tjera. Kreu i qeverisë thotë se vendet e rajonit marrin vetëm 138 euro për frymë gjë që pengon procesin.

“Procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajoni. Mund të them që fqinjët tanë të BE-së kanë marrë mbi 4500 euro për frymë dhe vendet tona marrin 138 euro për frymë. Këto shifra janë një dëshmi e frikshme e një ndarje klasore që ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Evropës.

Në kuadër të planit të investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, investimet janë domethënëse. Por vetëm 10% janë grante dhe 90%, mekamnizmi i përqasjes ndaj tyre është i ngadalshëm dhe i vjetëruar. Nuk po kërkoj financime të barabarta me vbendet e BE-së, ajo çfarë po them që në këtë peisazh gjeopolitik që po zhvillohet shpejt, duhet veprim dhe më i shpejt”, tha Rama.

Ora 12:58
Tensionet Kosovë - Serbi, Michel: Fantazmat e së shkuarës po u vjedhin të ardhmen

 

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, në Samitin e Procesit të Berlinit i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ketë bashkëpunim midis tyre.

Sa i përket situatës aktuale në veri të Kosovës, zyrtari i lartë evropian nënvizoi se "nuk duhet t'i lëmë fantazmat e së shkuarës të na vjedhin të ardhmen".

E fundit, nuk mund të lëmë konfliktet dy paleshe të na mbajnë peng, zgjidhja e tyre mund të jetë më e dhimbshme se reforma, mos i lini fantazmat e së shkuarës t’iu vjedhin të ardhmen. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim, s’ka të ardhme të qëndrueshme pa pajtim. Pajtimi kërkon kruajë politike dhe fokus tek e ardhmja, kjo do jetë fryma për këtë samit mes BE dhe Ballkanit që do zhvillohet në Bruksel. Qytetarët tanë duan një të ardhme më të ndritshme dhe plot mundësi ne mund të bëjmë ndryshimin, mund ta bëjmë realitet së bashku nga i gjithë kontinenti ynë.

Ora 12:41
‘E krahasuat zgjerimin me nusen që nuk i vjen dhëndri’, Michel garanton Ramën: E di pse je skeptik, por do e bëjmë dasmën

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ka mbajtur një fjalim hyrës në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit.

Michel u shpreh se BE kërkon të vijojë me procesin e zgjerimit pasi sipas tij është investim në begatinë e anëtarëve aktualë dhe atyre të ardhshëm. Ai shtoi se vendet e rajonit kanë pritur shumë, aq sa e kanë krahasuar zgjerimin me “një nuse, të cilës nuk i vjen dhëndri”.

Ky afat është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur me një kohë shumë të gjatë. E di që Edi e ka krahasuar me nusen që si vjen kurrë dhëndri në dasmë, por ne do e bëjmë këtë dasmë. Plani ynë është serioz për të ardhmen e BE-së. Ne Ramën dakord se do të jemi gati për zgjerimin e radhës", - tha Michel.

Ora 12:37
FOTOT+ VIDEO/ Kush është diplomati që nuk mungoi në samitin e Tiranës as me këmbën e thyer

Kryeministri Edi Rama para Kryeministrisë, priti në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ liderët e BE-së dhe të Ballkanit.

Mes të ftuarve të pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit është dhe ambasadori dhe diplomati i lartë polak, Artur Lorkowski që ecte me paterica.

49 vjeçari ka qenë ambasador i Polonisë në Austri për katër vite dhe aktualisht shërben si drejtues i Sekretaratit të Komunitetit Energjitik. Lorkowski është emëruar në këtë detyrë prej vitit 2021 dhe në Tiranë ka ardhur për të shprehur mbështetjen për zhvillimin ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

I thjeshtë dhe pa komplekse, Artur Lorkowskin nuk e pengon aspak paterica dhe këmba e thyer për të marrë pjesë në një Samit kaq të rëndësishëm, siç është ky i Procesit të Berlinit që mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe për herë të parë jashtë BE.

1697452721_arturlorkowski.png

Ora 12:31
Michel garanton liderët e Rajonit: Zgjerimi do realizohet, BE do e mbajë premtimin! Plani ynë është serioz  

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka folur më konkretisht për propozimin e tij në samitin e ‘Bled’ pak kohë më parë për zgjerimin e BE-së në 2 dekadat e ardhshme. Michel tha se ka ardhur koha që ky premtim të mbahet medoemos ndërsa garantoi liderët se nuk do të presin më aq gjatë e se nuk do të zhgënjehen.

‘Zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë qoftë të BE dhe anëtarëve tanë të ardhshëm. Kjo mundësi nxit bashkëpunimin tonë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rrugëtimi juaj ka nisur para 20 vitesh, megjithatë ka qenë i ngadaltë, tani e dimë që ka ardhur koha të mbajmë këtë premtim.

Ky afat është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur me një kohë shumë të gjatë. E di që Edi e ka krahasuar me nusen që si vjen kurrë dhëndri në dasmë, por ne do e bëjmë këtë dasmë. Plani ynë është serioz për të ardhmen e BE-së.

Ne Ramën dakord se do të jemi gati për zgjerimin e radhës.’- tha Michel.

Ora 12:30
Kurti takon Roth në Tiranë: Dialogu s’mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë

1697452337_kopi.jpg

Kryeministri Albin Kurti, para nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit është takuar me deputetin gjerman, Michael Roth. Siç bën të ditur zyra për media e Kurtit në këtë takim u diskutua rreth situatës aktuale në Kosovë dhe procesin e dialogut.

Sa i përket dialogut, Kurti u shpreh se ai nuk mund të vazhdojë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

“Kapitulli i ardhshëm i dialogut për normalizim duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë përmes sulmit terrorist të 24 shtatorit, për të cilin ka dëshmi dhe fakte të mjaftueshme për përfshirjen e Serbisë. Qasja në proces duhet të jetë e balancuar, të respektohet dhe zbatohet Marrëveshja Bazike dhe aneksi i saj. Serbia të zmbrapset nga refuzimi publik dhe faktik i pjesëve të Marrëveshjes Bazike të cilat kanë të bëjnë me njohjen de-facto të Kosovës dhe integritetin tonë territorial”, thuhet në njoftim.

Po ashtu u bisedua edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Kurti e falenderoi Roth për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë si dhe të tij ndaj Kosovës. Ky ishte takimi i dytë Kurti-Roth, pas atij të mbajtur në Prishtinë më 11 shtator.

Ora 12:23
Von der Leyen në Tiranë: Të punojmë së bashku që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE

 

Presidentja e Komisionit Europian, që ndodhet në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit thotë se BE dhe Ballkani duhet të punojnë së bashku që rajoni të bëhet pjesë e unionit.

“Jo vetëm që kemi procesin e Berlinit, hera  e parë që ndodh në rajon. Me fjalë të plota e shpjeguar që ne jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshëm që ka nisur Rusia kundër Ukrainës. Ne kemi parë edhe një sulm të tmerrshëm terrorist të Hamasit, që ka varrë më shumë se 1400 gra burra fëmijë bebe, vetëm për arsye se janë hebrenj. Po jetojmë në një planet që po digjet, të sfiduar nga AI, na duhen miqtë më të mirë. Të punojmë që ju të bëheni pjesë e një be që ka treguar se është e mundur që mund ta arrijmë një paqe që të zgjasë.

Ora 12:21
Scholz: Ky samit tregoi fortësinë e Rajonit në union! Ka ardhur koha të tejkalojmë konfliktet që u mbajnë në vend numëro

Kancelari gjerman, Olaf Scholz falënderoi Shqipërinë për mikpritjen e jashtëzakonshme në këtë ditë historike të samitit të Berlinit.

Scholz u shpreh se ka ardhur koha që krizat nëpërmjet vendeve kudo në glob t’u vihet ‘kapaku’ e ndërsa shtoi se ky samit provoi rëndësinë e pamohueshme të Rajonit në union. Scholz u shpreh se ndikimi i marrëveshjeve të firmosura vjet në saj të Procesit të Berlinit ka qenë konkret dhe priten edhe të tjera.

‘Shqipëria njihet për mikpritjen e saj dhe kjo është vërtetuar edhe njëherë sot. Ky vlerësim është po aq i vërtetë sot saç ka qenë dhe vjet për Procesin e Berlinit. Ky proces kërkohet gjithnjë e më tepër, kjo u evidentua edhe më tepër në luftën në Ukrainë. Është e qartë në formë absolute ne e dimë shumë mirë atë po ndodh jo shumë larg nesh me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit dhe pasojat që mund të ketë. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vijuar shumë më gjatë dhe që u mbajnë të gjithëve në vend numëro, edhe sulmi në veri të Kosovës e dha këtë mesazh. Është sinjal i fortë edhe fortësinë që ka Rajoni në këtë proces. Integrimi brenda për brenda Rajonit dhe ecuria e BE-së. Ndikimi i marrëveshje të firmosura vjet  te qytetarët e BP është konkret. Çfarëdolloj ecurie që do të kemi për tregun e përbashkët rajonal është më konkret se kurrë.

Le të fillojmë duke bërë çdo gjë konkrete.’- tha Scholz.

Ora 12:16
Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ua thotë në sy liderëve të BE: Premtimet ekonomike nuk janë realizuar plotësisht


Kryeministri Edi Rama mabjtio fjalën hapëse në Samitin e Procesit të Berlinit, ku i ulur krah kancelarit gjerman Scholz, Rama tha se nuk jan ëmbajtur premtimet ekonomike.

“Gjatë 9 viteve kemi dëshmuar në takime të panumërta, edhe u bëmë pinoer të iniciativave  tona si Open Balkan, që do kishte qenë i pakonceptueshëm pa procesin e Berlinit. U detyrohemi vendeve si Franca, , Australia që kanë qenë kampione të kësaj nisme. Futja  e kësaj fryme e kombinimi në frymën e rajonit është një arritje  e madhe të procesit të Berlinit. Më duhet të theksoj se premtimet konkrete të procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht”, tha Rama.

Ora 12:10
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama para liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor: Të gjithë ne e besojmë fort nevojën e një çatie të përbashkët

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën hyrëse të Samitit të Berlinit që po mbahet sot në Tiranë shprehu nevojën e futjes së Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Edi Rama: Ndihem vërtet mirë që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që nisi nga Angela Merkel, disa prej jush janë nga BE dhe disa të tjerë jemi nga E pa B. e megjithatë të gjithë ne besojmë fort këtë ditë nevojën e një çatie të përbashkët dhe madje edhe një llogoreje në këto kohëra sforce që duket se do të përkeqësohen para se të përmirësohem. Është një regjim ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë vendin e vet, Evropa po ndryshon shumë më shpejt dhe më ndryshe, ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka deturuar një tjetër komb demokratik që të vetëmbrohet. Pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi përrerh komunitete demokratik, pyetja është se si po reagojmë ndaj kësaj skene ndërkohë që ne jemi të bashkuar kundër Rusisë, a po pëgratisim një përgjigje me të cilat po përballet komuniteti ynë, të gjithë ne që përfaqësojmë Evropën ndarja e dhimbshme mes anëtarëve dhe jo anëtarëve të BE, të jetosh pa BE nuk është e lehtë, sfida po intensifikohet krahasuar me homologët e BE, nuk dua të ngre gishtin por të ngre disa pijkëpyteje a mund t’i përballojmë këto ndasi siç bënim disa vjet më parë?

Ora 12:00
Mitsotakis 'kërcënon' nga Tirana për çështjen Beleri: Duhet të betohet, kusht që ne të biem dakord për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë

 

Nga Tirana, ku është i pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, nuk harroi të fliste dhe për çështjen e Fredi Belerit, i zgjedhuri për kryetar bashkie në Himarë, por që po qëndron pas hekurave që prej mesit të majit për shit-blerje votash.

Kryeministri grek  Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të ashpër Shqipërisë nga Samiti i Procesit të Berlinit.

 “Dua të theksoj respektin tim për pavarësinë e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleris ka të drejtë të betohet edhe nëse është kryebashkiak i Himarës në paragjykim ”, tha Kyriakos Mitsotakis, duke ardhur në Sinod.

 Siç sqaroi ai, zgjidhja e çështjes është një kusht i domosdoshëm që Greqia të pranojë nisjen e procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së .

" Greqia mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e pranimit të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi mbështetës të vendosur të nevojës që vendet e Ballkanit Perëndimor t'i bashkohen familjes evropiane, ne e kuptojmë se është një rrugë e vështirë që kërkon që vendet të bëjnë rregullime të rëndësishme me acquis evropiane. I vetmi parim që është i palëkundur për Greqinë është respektimi i shtetit ligjor, respekt që duhet të manifestohet në të gjitha aspektet e funksionimit të shtetit të organizuar.

Fatkeqësisht, muajt e fundit për këtë çështje, miku ynë Shqipëria ka bërë lëshime të rëndësishme dhe po i referohem rastit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himara, Fredi Beleri, i cili qëndron në paraburgim prej pesë muajsh.

Dua të theksoj respektin tim për pavarësinë e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleris ka të drejtë të betohet edhe nëse është kryetar i bashkisë së Heimarës. Është një e drejtë e patjetërsueshme që buron nga rendi kushtetues shqiptar. Një e drejtë plotësisht në përputhje me rregullat evropiane të shtetit të së drejtës. Është e rëndësishme që ai të betohet për të hequr këtë hije domethënëse që padyshim prek marrëdhëniet greko-shqiptare.

Zgjidhja e çështjes është një kusht i domosdoshëm që Greqia të ndërmarrë hapin e radhës dhe të pranojë fillimin e procesit të negociatave ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së. Shpresoj dhe uroj që ky problem të zgjidhet në frymën e bashkëpunimit dhe vullnetit të mirë, pa ndikime. marrëdhëniet mes dy shteteve »

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se do të kërkonte ta diskutonte këtë çështje me kryeministrin shqiptar Edi Rama .

 “ Pozicioni ynë është i qartë. Unë nuk kam ndërmend të ndërhyj në proceset e drejtësisë së pavarur shqiptare, por Fredi Beleris ka të drejtë të betohet edhe kur është në paraburgim, gjë që do t'ia bëj të qartë edhe zotit Rama. Shpresoj se do të arrijmë ta zgjidhim çështjen ”, theksoi ai.

Ora 11:49
Samiti në Tiranë/ Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor nisen drejt Piramidës! Rama krah Scholz

1697449619_rama.jpg

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të cilët ndodhen këtë të hënë në Tiranë në kuadër të Samitit  të Procesit të Berlinit janë nisur në këmbë drejt Piramidës së Tiranë. 

Kryeministri Edi Rama është krah kancelarit gjerman Olaf Scolz.

 

Ora 11:30
Samiti i Berlinit në Tiranë, mbërrin edhe kancelari gjerman Olaf Scholz

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Tiranë për samitin e Procesit të Berlinit. Ai u prit nga Rama, ku pati edhe një shtrëngim duarsh.

 

Ora 11:27
Samiti i Procesit të Berlinit mbërrin Ursula von der Leyen, pritet nga Rama: Në fokus ekonomia për vendet e Rajonit, BE jep stimuj për ata që duan të ecin përpara

 

Kryeministri Edi Rama ka Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.

Në fjalën e saj, Presidentja e KE-së, u shpreh se në qendër të këtij takimi është ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat duan të ecin përpara.

‘Është samiti që mbahet për herë të parë dhe kjo gjë përcjell një mesazh të fuqishëm. Një ndër temat kryesore do jetë ekonomia, sepse mund të bëjmë gjithnjë më mirë. Për këtë na duhen reforma në Ballkanin  Perëndimor dhe ata që kanë vullnetin të reformohen do të marrin një financim. Është stimul për ata që duan të ecin përpara.’- tha Von der Leyen.

Ora 11:25
Rama pret me përqafime liderin shqiptar të Malit të zi, Abazoviç: Kryeministri solli gjithë Evropën në Tiranë! E ardhmja e Ballkanit në BE

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mbërritur në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit. Abazoviç u prit me përqafime nga kreu i qeverisë shqiptare, ndërsa në një deklaratë për mediat, ai tha se e ardhmja e Ballkanit është në BE.

“Kryeministri Rama ka sjellë gjithë Europë në Tiranë ashtu si gjithë Ballkanin Perëndimor ashtu si është një shenjë shumë e mirë shpresoj që e ardhmja e të gjithëve është në Bashkimi Evropian”, tha Abazoviç.

Abazoviç u ndal para mediave ndërsa uroj kryeministrin Rama për punimet e Samitit dhe tregoi se e sheh vendin e këtij samiti si një shenjë të mirë për të ardhmen evropiane të rajonit.

Një koment e kishte edhe për Kosovën.

“Dua të them që e vetmja mënyrë sesi të zgjidhim problemet politike është të ulen dhe të kenë dialog”, tha lideri shqiptar i Malit të Zi.

 

Ora 11:22
Samiti i Berlinit në Tiranë, mbërrin kryeministri grek Mitsotakis: Do flas me Ramën për çështjen Beleri

 

Ka mbërritur kryeministri grek, Mitsotakis. Ai u prit nga kreu i qeverisë kryeministri Rama.Për mediat greke Mitsotakis u shpreh se do të ngrejë çështjen Beleri. 

'Do flas me Ramën dhe për çështjen Beleri, është një çështje e rëndësishme për ne'- tha ai,. 

Ora 11:18
Samiti i Procesit të Berlinit, mbërrin kryeministrja e Serbisë! Vuçiç në Kinë

 

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Ajo u prit nga Rama, ku pati edhe një shtrëngim duarsh. Vetë presidenti Aleksandër Vuçiç ka zgjedhur të mos jetë në samit, ndërsa  ndodhet në Kinë, ku do të marrin pjesë në Forumin e tretë “Brez dhe rrugë” që nis të martën në Pekin.

Ora 11:17
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, mbërrin kryeministri Kurti! Pritet nga Rama

 

Ka mbërritur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Ai është pritur nga kryeministri Rama. 

Ora 11:04
Samiti i Procesit të Berlinit, Rama pret liderët e BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor


Gjithçka është gati për Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë dhe do të presë përfaqësuesit e BE dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ora 11:02
Meloni mungon në Samitin e Procesit të Berlinit, përfaqësohet nga zv.kryeministri

1695838383_ramameloni.jpg

Kjo e hënë 16 tetor mbledh në Tiranë liderët e Bashkimit Evropian në kuadër të Procesit të Berlinit. Në takim do të mungojë kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila do të përfaqësohet nga zv.kryeministri, Antonio Tajani.

Ora 10:46
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis mbërrin në Tiranë, pritet nga Hasani! Mediat: Do kërkojë betimin e Belerit

Në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit ka mbërritur edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ai është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, mirëpret në Tiranë Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që po zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hasani.

Prania e Mitsotakis pritet me shumë interes, pas tensioneve mes dy vendeve për çështjen e Fredi Belerit. Mediat greke raportuan më herët se Mitsotakis do të ngrejë çështjen e Belerin i cili ndodhet në qeli për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.

Ora 09:40
Sot samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, i pranishëm edhe kryeministri grek! Mediat e huaja: Mitsotakis do të kërkojë që Beleri të bëjë betimin

1694967230_1693987141fredibelerimitsotakis.jpg

I pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë do të jetë dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Greqia e mbështet perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor, por vendet kandidate duhet të respektojnë parimet dhe vlerat bazë europiane. Mediat greke raportojnë se Mitsotakis do të ngrejë çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në qeli për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.

Ora 09:05
VIDEO+FOTO/ Sot mbahet samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, pamjet nga brenda Piramidës

Këtë të hënë, e gjithë bota do t’i drejtojë sytë në Tiranë, aty ku për herë të parë do të zhvillohet samiti i Procesit të Berlinit.

Ky eveniment historik do të zhvillohet tek Piramida, tashmë e restauruar dhe vendi ideal për të pritur miqtë tanë evropian.

Ora 08:45
FOTOLAJM/ Igli Hasani mirëpret në Tiranë presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel për samitin e Procesit të Berlinit

1697438766_F8idzPuWUAAJkXi.jpg

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur në Tiranë presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

‘Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, @IgliHasani , mirëpret në #Tiranë Presidentin e Këshillit Europian , @CharlesMichel, në kuadër të Samitit #BerlinProcess , që zhvillohet për herë të parë në një vend të #BB .’- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

 

Ora 08:44
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Begaj: Historike për rrugën e Shqipërisë dhe rajonit drejt BE

1696409744_bajrambegaj.JPG

Ngjarje historike e ka quajtur Presidenti Bajram Begaj Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet sot në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se kjo ditë është historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit.

“Mbajtja ne Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”, shkruan Begaj.

Ora 08:11
Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Tirana si Europa e Ballkanit! Në piramidën e diktatorit do ulen armiqtë e tij të betuar

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin ditën e sotme me një foto nga Piramida e Tiranës, ku do të zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit. Rama shkruan se sot Tirana është zgjuar si Europa e Ballkanit.

Ndërkohë, një koment e ka pasur edhe për punimet e samitit që do të zhvillohen në Piramidën e Tiranës, dikur simbol i komunizmit, ndërsa thotë se sot aty do të ulen armiqtë e betuar të diktatorit Enver Hoxha.

“Mirmëngjes dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baba: 17/10/2023 01:03

    Neveri!

    Përgjigju
  • Alban: 16/10/2023 19:18

    Shqiperise i ka hije te jete qendra e ballkanit

    Përgjigju
  • Vlora: 16/10/2023 17:40

    Doli edhe Genc Burimi duke vene kujen. E shpalli deshtim samitin. Urrejtje ndaj reformes ne drejtesi. Urrejtje ndaj marredhenieve Shqiperi-SHBA. Urrejtje ndaj Samitit te sotem qe solli kryetar shtetesh europian ne Tirane. Genci sikur te ishte zedhenes i Berishes ose i Belerit.

    Përgjigju
  • CaBone: 16/10/2023 16:52

    Shum mir behet se te pakten tregojm mikpritjen qe kemi si popull, plus sigurin qe ndjejn kur vin ketu. Per gje tj na kan len shum mbrapa. Personalisht nuk besoj se ne si popull e meritojm kete, por duhet te kuptojm dhe klasen e Rakit qe na kan udheheq der me sot. Respekte qeveris qe po mundohet ta ndryshoj Ftyren e Shqiptarit ane e mban botes.

    Përgjigju
  • Don Joni: 16/10/2023 14:49

    O mico takis a na e han m...ti me gjith europen tate

    Përgjigju
  • pensionisti: 16/10/2023 12:10

    kesaj i thone pirdh,pirdh,,se lirohesh,,,na rrofshin mbledhjet,,,pensuoni nuk na del per buke...

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 16/10/2023 10:35

    nuk eshte piramide por shqiponja me flatra te hapura, boll me romuze per ate kohe, bejeni me more e pastaj faktet flasin vete se deri tani pertej llamburitjes populli ka halle plot

    Përgjigju
  • tornitori: 16/10/2023 08:40

    une shoh vetem deshire per protagonizem ,asgje tjerer .......

    Përgjigju
    • e drejta: 16/10/2023 10:35

      VER SYZET PER TE SHIKUAR ME MIRE..SE KE NEVOJE

  • Gjaksi: 16/10/2023 08:13

    Ishalla po e mbyllim kete dite pa ndonje vrasje, se ngelen robt tu u vra kot!

    Përgjigju
  • taftibafti: 16/10/2023 08:03

    sa lek i investuar tu prit kto robshat me taksat tona nderkoh neve na shko nafta 230lek qrr blloko dhe rruget na le pa ik npun me trafik te renduar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë