Samiti i Berlinit, Nesho: Proces serioz, marrëveshjet japin rezultate reale! Open Balkan vetëm për show

Zv.kryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho, përshëndeti marrëveshjet e nënshkruara të enjten në Samitin e Procesit të Berlinit, duke e quajtur të vetmen nismë serioze për integrimin e vendit. Në një deklaratë për mediat, Nesho tha se nisma Procesi i Berlnit ka siguruar ndihmë konkrete për ballkanin Perëndimor, siç ishte mbështetja për krizën energjetike që u dha nga BE.

Sipas tij, ka ardhur koha që qeveria t’i përkushtohet vetëm kësaj nisme e cila garanton integrimin e vendit në BE dhe të lërë pas atë të ‘Open Balkan’.

“Partia e Lirisë përshëndet takimin e Berlinit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e fuqizimit të procese integruese të këtij rajoni dhe perspektivës së qartë dhe të sigurt të tyre në Bashkimin Europian. Partia e Lirisë ka insistuar me kohë që procesi i Berlinit duhet të ishte procesi i vetëm që garatonte perspektivën europiane të shqiptarëve. Ne përkrahim plotësisht vendosmërinë e Kancelarit Shcolz i cili në këto momente të rëndësishme gjeopolitike për Europën, shtyhu si domosdoshmëri, Procesin e Berlinit si nevojë për integrimin e rajonit, brenda një platforme Europiane.

Kjo Platformë, siguron përfaqësim të barabartë të shteteve, politika të konsoliduara europiane, respektimin e vlerave dhe principeve perëndimore, treg të përbashkët rajonal, që siguron lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, dhe kapitalit. Ne përshëndesim nënshkrimin e marrëveshjeve të para mes shteteve të rajonit, në kuadrin e lëvizjes së lirë, njohjen e diplomave universitare, dhe njohjen e urdhrave te tre profesioneve (Mjekut, Dentistit dhe Arkitetit).

Përkrahja për këtë iniciativë për Ballkanin Perëndimor nga përfaqësuesit e Brukselit dhe vendet e BE-së, është një përkrahje për integrimin e shpejtë të rajonit në BE, është një mbështetje konkrete, me fonde të dedikuara nga vendet e BE-së, siç u tregua edhe nga mbështetja që po japin për krizën energjetike, bashkëveprimi në fushën e krimit kibernetik etj. Ne kemi kërkuar, për të mos humbur kohë e energji me projekte te tjera si Ballkani i hapur, të cilat, përveçse protagonizmit të panevojshëm, interesave të ngushta dhe shmangia e interesave kombëtare, nuk e afronin procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sot nuk është momenti për të diskutuar dështimin ne vizionin e politikes se jashtme. Ne mendojmë se sot është koha që qeveria shqiptare ti përkushtohet me çdo gjë dhe pa rezerva, këtij projekti madhor që realizon aspiratën e popullit tonë për tu bashkuar më shpejtë me BE-në”, tha Nesho.

Në samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt një ditë më parë, liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje, që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.  

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben1: 04/11/2022 18:07

    Problemi me Neshon eshte paaftesia e tij.Pretendon se eshte intiligjent. Fatkeqesi per te. Nesho,nese do kishe sado pak mend nuk mund ti ngjiteshe kurre nje partie si ajo e Ilir Metes!!! It is a plot.Your "king" has died and your grief is going to take years to disappear. Zgjohu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale