Kosova ‘merr’ liberalizimin e parë, lëvizje vetëm me kartë identiteti mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor

Falë angazhimit diplomatik të qeverisë gjermane, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur të premten në Berlin të bien dakord për nënshkrimin e tre marrëveshjeve të reja në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Këtë e bëri të ditur të premten në Berlin, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, në kuadër të ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit. 

Heqja e vizave mes Kosovës dhe Bosnjës 

Tri marrëveshjet parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Ministrja gjermane e punëve të jashtme theksoi të premten gjatë fjalës hapëse në konferencë se përfitimin më të madh nga kjo marrëveshje e kanë njerëzit nga Kosova dhe Bosnja-Hercegovina, të cilët nuk do të kenë nevojë për vizë për të vizituar njëri-tjetrin. "Kjo do të thotë që të rinj kosovarë dhe boshnjakë do të vizitojnë njëri-tjetrin pa viza, gjë që  për ne evropianët është e zakonshme. Do të thotë që studentët nga Shqipëria mund të përdorin diplomën e tyre bachelor për të punuar në Maqedoninë e Veriut, dhe që arkitektët nga Serbia të punojnë në Mal të Zi”. Baerbock tha se këto marrëveshje lehtësojnë rrugën për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal.

Heqja e tarifave për njohjen e diplomave dhe kualifikimeve

Krahas të dërguarit të posaçëm të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për arritjen e marrëveshjeve ka punuar edhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, me qendër në Sarajevë. Sekretarja e përgjithshme e tij, Majlinda Bregu, sqaroi se falë marrëveshjes tani të diplomuarit nuk do të kenë nevojë të paguajnë më tarifa prej 200 deri 500 euro për njohjen reciproke të diplomave. "Me këtë marrëveshje, kjo kosto do të jetë zero. Për qytetarët ky është një fitim real”, tha ajo. Bregu tha se falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë të njerëzve, bie edhe "muri i fundit i regjimit të vizave në Ballkanin Perëndimor, ai mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës”. 

Duke kujtuar suksesin e parë të deritanishëm të Procesit të Berlinit, heqjen e tarifave roaming, Bregu tha se "tani ka ardhur koha që të hiqen tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.” 

Nënshkrimi përfundimtar pritet më 3 nëntor

Dokumenti përfundimtar do të nënshkruhet në samitin e 3 nëntorit në Berlin, në prani të gjithë liderëve të shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe të dhjetë vendeve të tjera pjesëmarrëse të Procesit të Berlinit, si dhe përfaqësuesve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit të BE.

Marrëveshjet e arritura janë tre nga katër marrëveshjet, për të cilat liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor kishin rënë dakord qysh në samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020, asokohe nën ish-kancelaren Merkel. Por ato mbetën të paimplementuara për shkak të mungesës së vullnetit politik të Kosovës dhe Serbisë. Kosova ngulte këmbë që ajo të merrte pjesë në këto marrëveshje si Republikë e Kosovës, gjë që nuk e pranonte Serbia. Kompromisi i arritur, duket se i ka tejkaluar këto mosmarrëveshje. Qarqe diplomatike i dhanë DW se është zgjedhur një gjuhë diplomatike të atillë, me të cilën mund të jetojë si Kosova, ashtu edhe Serbia./ DW

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Gjermani, Ministrja e Jashtme: Thelbësor rivitalizimi i Procesit të Berlinit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori sot pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Në takim morën pjesë Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të BE-së, vendeve pjesëmarrëse në kërë proces, RCC-së dhe RYCO-s. Ministrja Xhaçka në takimin me homologen gjermane Annalena Baerbock, shprehu mirënjohje ndaj qeverisë gjermane për përpjekjet maksimale për të çuar më tej kohezionin rajonal duke nënvizuar faktin që bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është një faktor themelor ndihmues për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. 

Ministrja Xhaçka, më tej theksoi se Shqipëria e konsideron Procesin e Berlinit si një shtysë për të çuar përpara axhendën e BE-së në tre shtylla kryesore: rritja ekonomike dhe ndërlidhja, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe zhvillimi i shoqërisë civile dhe lidhja ndërmjet njerëzve. Ajo vlerësoi konsensusin e arritur për nënshkrimin e tre marrëveshjeve në fushën e lëvizjes së lirë në rajon.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me të njëjtat sfida në fushat e ndikimit gjeostrategjik njësoj si vendet anëtare të BE-së prandaj edhe duhet të trajtohen në kushte të barabarta. Kjo është arsyeja pse rivitalizimi i Procesit të Berlinit është thelbësor, së bashku me iniciativat e tjera për zbatimin të drejtave themelore në rajonin tonë” u shpreh Ministrja Xhaçka gjatë fjalës së saj në ministerial.

Në fund, Ministrja vlerësoi përpjekjet e përbashkëta lidhur me angazhimin ndaj të rinjve, duke vlerësuar punën e RYCO-s dhe më tej fuqizimi që do të vijë nga krijimi i Fondit Kulturor për të Rinjtë. Këto përpjekeje shënojnë një histori suksesi në rajon për mbështetjen e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, si dhe për forcuar pajtimin si dhe bashkëpunimin rajonal rinor.

Temat kryesore në diskutim ishin siguria energjitike, Agjenda e Gjelbër, Tregu i Përbashkët Rajonal, pajtimi dhe roli i të rinjve, si dhe aktualiteti gjeopolitk. Ndër temat e diskutuar në këtë takim ishte edhe krijimi Fondit Kulturor për të Rinjtë në Ballkanin Perëndimor.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldo: 22/10/2022 09:41

    Keto jane kocka qe hedh Perendimi sa per te mbajtur gjalle deshiren Evropiane te Ballkanit

    Përgjigju
  • Noli: 21/10/2022 23:04

    Ky eshte ballkani hapur qe nuk pranon Kurti e Osmani

    Përgjigju
  • Bebi: 21/10/2022 18:35

    Ja pra doli nji rezultat pozitiv nga fjala e Ramës në Kshill tevrops. Se tgjith veç keq flisnit. Ja ku doli merita e gjeniut…bravo km tone, zoti Rama

    Përgjigju
    • Riku: 22/10/2022 04:42

      A na rofsh hajdarin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja