Për këtë ai ka shprehur falënderimet për aleatët ndërkombëtare, veçanërisht të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së si dhe SHBA-së, që siç thekson ai kanë hapur dyert për perspektivën evropiane të Kosovës.
"Kosova tani e ka vendin e vet të sigurtë dhe të palëkundshëm në arkitekturën e Europës moderne. 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, pas katrahurave tona nën okupim njëshekullor dhe e rrethuar me konflikte tjera të përgjakshme midis shteteve të Ballkanit, republika më e re europiane është faktor stabiliteti dhe progresit shtet-ndërtues. Për këtë falënderojmë Gjermaninë nën lidershipin e Kancelares Merkel, miqt e tjerë në Quint, rolin e pazavendësueshëm te SHBA-ve si dhe të gjitha shtetet e BE-së që kanë hapur dyert për perspektiven europiane të shtetit tonë. Jemi në një momentum të ri, kualitativ për Kosovën europiane." shkruan Thaçi
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)