Samiti i biznesit,Nishani:Shqipëria
mundësi për investitorët e huaj

Samiti i biznesit,Nishani:Shqipëria<br />mundësi për investitorët e huaj
Presidenti Bujar Nishani nga Takimi i Kryetarëve të Procesit të Brdo-Brijunit, që po zhvillohet në Kroaci, ftoi bizneset e huaja të investojnë në vendin tonë duke theksuar se Shqipëria ofron mundësi të mëdha.

“Do të doja të shihja këtu edhe kompani që operojnë në Shqipëri. Vendi im, i cili sapo fitoi statusin e vendit kandidat për në BE, ofron mundësi të mëdha, falë burimeve të shumta natyrore, bukurive bregdetare dhe malore, trashëgimisë së pasur kulturore, si dhe ambientit miqësor për investimet e huaja.  Shqipëria ka një popullsi të re, shumë vitale, të aftë t`i ofrojë tregut një fuqi punëtore konkurruese. Falë zbatimit të projektit “brain gain” janë rikthyer ekspertë cilësorë, të cilët e kishin lënë Shqipërinë më parë, duke sjellë me vete edhe kualifikimin dhe eksperiencën në vendet ku kanë jetuar. Ekonomia shqiptare i rezistoi relativisht mirë krizës ekonomiko-financiare.Pozicioni gjeografik i ka dhënë Shqipërisë statusin e portës hyrëse për rajonin në mënyrë fare natyrale. Projektet madhore, si: Trans Adriatic Pipeline (TAP) dhe Korridori Adriatiko-Jonian janë bërë një domosdoshmëri nga pikëpamja gjeostrategjike, veçanërisht, pas krizës në Ukrainë”, tha presidenti Nishani.

Kreu u shtetit tha se politika dhe biznesi e masin suksesin e tyre me cilësinë e shërbimit që ofrojnë për qytetarët dhe me faktin se sa produkti i tyre u përgjigjet standardeve e pritshmërive të qytetarëve. 


Presidenti e vleresoi kthimin e kësaj nisme në një traditë, si një mundësi konkrete dhe praktike në mbështetje të bashkëpunimit ekonomik dhe të bizneseve në rajon.
"Në të njëjtën kohë, dhe fare pranë, ne, Presidentët e tetë vendeve të Evropës Juglindore, pjesëtare të procesit të Brdo-Brijunit, jemi mbledhur me vizionin dhe vullnetin e përbashkët për të mbështetur politikisht, dhe nëpërmjet projekteve konkrete në infrastrukturë dhe energji, një nivel të ri të bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, me synimin e përbashkët, integrimin evropian. Pjesëmarrja e Kancelares Merkel i jep takimit tonë një dimension të veçantë dhe garanton suksesin e tij”, deklaroi Nishani.  

 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)