Shqipëria është ftuar nga presidenti i shteteve të bashkuara të Amerikës, Joe Biden të marrë pjesë në samitin për demokracinë që do të mbahet për herë të parë në datat 9 dhe 10 dhjetor e që synon krijimin e një aleance për mbrojtjen nga kërcënimet që vijnë nga Kina e Rusia.
Ky samit do të ketë në fokus luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen nga autoritarizmi dhe përforcimin e të drejtave të njeriut.
Sipas dokumentit të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë krijimi I një aleancë në mbrojtje të demokracisë do të jetë edhe një përgjigje ndaj pikëpamjeve të përdorimit të internetit për të kontrolluar shtetet, tendencë e promovuar nga Kina dhe Rusia.
Në listën prej 100 shtetesh nga rajoni ynë do të jenë Mali i Zi e Maqedonia e Veriut ndërsa janë lënë jashtë Kosova, Serbia, Turqia dhe Bosnje Hercegovina. Këto dy të fundit janë kritikuar gjatë për mungesën e parimeve demokratike.
Reagime ka pasur për prezencën e Polonisë për të cilën ka pasur komente negative mbi nivelin e demokracisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Në listën, e cila ende nuk është përfundimtare janë shumë vende nga Afrika si Angola, Nigeria, Senegali, ishujt Seisheles, Filipinet.
Në faqen zyrtare të Samitit të Demokracisë nuk janë publikuar ende detaje për pjesëmarrësit ndërsa ajo hapet me shprehjen e Presidentit të SHBA “Demokracia nuk vjen aksidentalisht. Ne duhet ta mbrojmë, të luftojmë për të, ta përforcojmë dhe ta rinovojmë atë”.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14%
-
Jo
82%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39
-
NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver
26 Nëntor, 11:29
-
Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollah shkel marrëveshjen ne do e godasim! Biden: Hyn në fuqi nesër
26 Nëntor, 07:16
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor, 18:03
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë
24 Nëntor, 08:37
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Moska po rekruton Jemenas për të luftuar në Kiev
24 Nëntor, 08:24
-
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 21:12